9. DHIKRI PAS MBARIMIT TË ABDESIT
أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ.
Eshhedu en lã ilãhe il-lAll-llãhu waḥdehu lã sherĩke lehu, we eshhedu enne Muḥammeden ‘abduhu we rasũluhu.
(Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut Një, i Vetëm dhe i Pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij).[1]
اللَّهُمَّ اجْعَلنِي مِنَ التَّوَّابِينَ وَاجْعَلْنِي مِنَ الْمُتَطَهِّرِينَ.
All-llãhummexh’alnĩminet-tewwãbĩnewexh’alnĩ minel muteṭahhirĩn.
(O Allah! Më bëj prej atyre që pendohen dhe më bëj prej atyre që pastrohen!).[2]
سُبْحانَكَ اللَّهُمَّ وَبِحَمْدِكَ، أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ، أَسْتَغْفِرُكَ وَأَتوبُ إِلَيْكَ.
Subḥãnekall-llãhumme we biḥamdike, eshhedu en lã ilãhe il-lã Ente, estaġfiruke we etũbu ilejk!
(O Allah, Ti je pa të meta. Lartësoj lavdinë Tënde! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje! Ty të kërkoj falje për gjynahet dhe te Ti kthehem me pendim!).[3]
Seid el Kahtani
Përktheu: Azem Bardhoshi
___________
Burimi i Jetës
27.09.2017
[1]Muslimi.
[2]Tirmidhiu (Sahih Tirmidhi).
[3]Nesaiu në «Amelul jeumi uel-lejli» (Irvaul Galil).