11. DHIKRI KUR HYJMË NË SHTËPI
Pejgamberi ﷺ thotë: “Kur burri hyn në shtëpi, le të thotë:
بِسْمِ اللَّهِ وَلَجْنَا، وَبِسْمِ اللَّهِ خَرَجْنَا، وَعَلَى اللَّهِ رَبِّنَا تَوَكَّلْنَا.
Bismil-lãhi welexh’nã, we bismil-lãhi ḣaraxh’nã we ‘alall-llãhirabbinã tewekkelnã.
(Me emrin e Allahut hyjmë në shtëpi e po me emrin e Tij dalim, dhe Allahut, Zotit tonë, iu mbështetëm!”. Pastaj le t’i japë selam familjes së vet).[1]
[1]Ebu Davudi. Sipas Ibn Bazit senedi është i mirë. Por kur hyjmë në shtëpi, themi: «Bismilah», sepse në një hadith tjetër të saktë, Pejgamberi ﷺ thotë: “Kur njeriu hyn në shtëpinë e vet dhe përmend Allahun teksa hyn dhe kur fillon ushqimin, shejtani u thotë vëllezërve, ndihmësave dhe shokëve të tij po prej shejtanëve: ‘Këtë natë nuk keni as vend për të ndenjur dhe as darkë!» (Muslimi).
Seid el Kahtani
Përktheu: Azem Bardhoshi
___________
Burimi i Jetës
27.12.2017