Tri llojet e tevesulit janë:
1.Tevesuli tek Allahu përmes Emrave të Allahut dhe Cilësive të Tij. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar: “Allahut i përkasin Emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutuni Atij) me ta!”[1]
Dhe Fjala e Tij:
وَأَدْخِلْنِي بِرَحْمَتِكَ فِي عِبَادِكَ الصَّالِحِينَ
“Më prano me mëshirën Tënde në gjirin e robërve të Tu të devotshëm!”[2]
2.Tevesuli tek Allahu përmes punëve tua të mira. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar:
الَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا إِنَّنَا آمَنَّا فَاغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ
“Ata të cilët thonë: Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruajë nga dënimi i zjarrit!”[3]
Dhe Fjala e Tij:
رَبَّنَا آمَنَّا بِمَا أَنْزَلْتَ وَاتَّبَعْنَا الرَّسُولَ فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ
“Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe pasojmë të Dërguarin (Isain).Na shkruaj pra bashkë me dëshmitarët!”[4]
Argument prej Sunetit është hadithi i tre personave, të cilët ishin në shpellë dhe guri ua zuri hyrjen e shpellës. Secili prej tyre iu drejtua Allahut me punën më të mirë dhe më të sinqertë të tij.[5]
3. Tevesuli me anë të lutjes së atij i cili ka vepra të mira. Argument për këtë është hadithi i Enes bin Malik radijAllahu anhu: “Ndërsa i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ishte duke ligjëruar, i erdhi një person e i tha: “O i Dërguari i Allahut!Thatësi e madhe, andaj lute Allahun të na sjellë shi!” Ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e luti Allahun dhe ra shi.”
Përgatiti: Unejs Sheme
Burimi Jetes
27.03.2016