E para: Sepse Allahu i Lartësuar i krijoi xhinët dhe njerëzit për të.
E dyta: Sepse Allahu i Lartësuar nuk pranon asnjë vepër, në të cilën nuk ka teuhid.
E treta: Sepse në Xhenet hyjnë vetëm pasuesit e teuhidit.
E katërta: Nepërmjet teuhidit shpeshtohen veprat e mira.
E pesta: Fshihen mëkatet.
E gjashta: Nëpërmjet teuhidit arrihet qetësia shpirtërore.
E shtata: Teuhidi është shkak që njeriu të arrijë ndërmjetësimin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në botën tjete
r.
E teta: Nëpërmjet teuhidit arrihet udhëzimi dhe siguria në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër.
E nënta: Teuhidi është prej shkaqeve më madhështore që:
-e çlirojnë mendjen e njeriut nga nënshtrimi e robëria ndaj dikujt tjetër përveç Allahut të Madhëruar,
-nga bestytnitë,
-nga konceptet e shtrembëta,
-nga nënshtrimi ndaj idhujve, gurëve, pemëve, të vdekurve, etj.1
____________________
1) Për më shumë shiko: "Muhimmatu Et-Teulud"
Burimi: "Këshilla të dobishme", vëll.I, f. 28.