All for Joomla All for Webmasters

Shtatë arsye për t'u ruajtur nga shirku

. Posted in Njohuri rreth Akides.

Pin It

imagesTë ruhesh nga shirku dhe llojet e tij, sepse ai (shirku):

E para: është padrejtësia më e madhe. Allahu thotë:
“Me të vërtetë idhujtaria është padrejtësia më e madhe!" Lukman, 13.

E dyta: është shpifje/trillim. Allahu thotë:
“Kush i bën shirk Allahut, ai ka trilluar një mëkat të madh”. En-Nisa, 58.

keshilla te dobishmeE treta: është humbje prej udhës së drejtë. Allahu thotë:
“Ai që i shoqëron shok Allahut, ai ka humbur prej udhës së drejtë” En-Nisa, 116.

E katërta: Është asgjësues i veprave. Allahu thotë:
"Ty të është shpallur edhe atyre para teje: Nëse i bën shok (Allahut), veprat e tua janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve”. Ez-zumer, 65.

E pesta: mbjell frikë në zemrat e njerëzve. Allahu thotë:
"Ne do të mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan për shkak se ata i shoqërojnë Allahut zota të tjerë, duke mos pasur për këtë asnjë argument.” Al Imran, 151.

E gjashta: është shkak për mosfaljen e gjynaheve. Allahu thotë:
"S'ka dyshim se Allahu nuk fal (mëkatin) t'i shoqërohet Atij shok, e përpos këtij fal kë të dojë”. En-Nisa, 58.

E shtata: është pengesë për hyrjen në Xhenet dhe e bën detyrë qëndrimin përgjithmonë në Zjarr. Allahu thotë:
"Ai që i vë Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar atij
Xhenetin dhe vendi i tij është Zjarri” El Maide, 72.

Burimi: "Këshilla të dobishme", vëll.I, f. 32-33.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2020 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);