Fjala e autorit:
Pas profetit Muhamed, prej tyre ka qenë më i miri
Ebu Bekr es Sidiku, bujari dhe zemërdëliri
Ebu Bekër, është pseudonimi i Abdullah ibn Ebi Kuhafe - Uthman ibn Amir ibn Umer ibn Kab et Tejmi. Pas të Dërguarit të Allahut, ai është më i miri i njerëzve. Për këtë kanë rënë dakort të gjithë muslimanët, përveç rafidijëve19. Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Në kohën e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk krahasonim asnjë me Ebu Bekrin e pas tij vinte Umer ibn el Hatabi e pas tij Uthman ibn Afan. (përveç këtyre nuk bënin veçime ndërmjet shokëve të tij).” Trasmetoi Buhariu. Gjithashtu, është trasmetuar nga Muhamed ibnul Hanefijeh se ka thënë: “I thashë babait tim (Aliut): “Cili prej njerëzve është më miri pas të dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)? Ai tha: “Ebu Bekri.” Thashë: “Pastaj kush?” Tha: “Umeri.” (u frikësova se do të thoshte Uthmani.) e i thashë: “Pastaj ti?” Dhe ai tha unë nuk jam tjetër përveç një njeri prej muslimanëve.”
“Es sidijk (i sinqert)” është pseudonimi më i njohur i tij. Në disa tregime thuhet: “Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) u betonte se Allahu e zbriti emrin e Ebu Bekrit (i sinqerti) nga qielli.” Trasmeton Tebaraniu.
Ka për qëllim Fjalën e Allahut të Madhëruar:
“E Ai që solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë…” Suretu Zumer 33.
Thuhet se shkaku që ai është quajtur “I sinqerti” është se ai ishte nga të parët që i besoi Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), gjithashtu thuhet se ai ka filluar të quhet kështu që nga mëngjesi i israsë.
Autor: Taha Shejbani
Komentoi: Husein es Serraxh
Burimi i Jetës - 2007