Fjala e autorit:
Për këdo që Profeti të jetë mik i parë
edhe Aliu për të bëhet mik dhe “shpëtimtar”
Autori aludon këtu në hadithin të cilin e trasmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu, për të cilin kanë thënë se është hadith i mirë, ku tekstualisht thuhet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Për këdo që unë jam mik i tij (meula) edhe Aliu është mik për të." Në hadith nuk përmendet shtesa: "O Zot, ji mik me miqtë e tij dhe armik me armiqtë e tij!" Ahmedi ka thënë se (shtesa) është prej banorëve të Kufës. Një grup dijetarësh këtë hadith e kanë konsideruar të dobët. Shejhul Islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Përsa i përket fjalës së tij: "Për këdo që unë jam mik i tij (meula) edhe Aliu është mik për të.", nuk ndodhet në koleksionet e sakta, por ai është prej haditheve të transmetuara nga dijetarët, saktësia e të cilit është diskutuar. Është transmetuar nga Buhariu, Ibrahim el Harbij dhe një grup dijetarësh të hadithit se ata kanë diskutuar për këtë hadith dhe e kanë konsideruar atë të dobët."
"Muhtesar Minhaxh Esuneh" vëll. II. f. 744.
Përveç kësaj vlerat e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) janë të shumta. Në hadithin të cilin e ka nxjerrë Buhariu dhe Muslimi, thuhet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i ka thënë Aliut: "A nuk je i kënaqur të jesh për mua si Haruni për Musain?" Po nga ata të dy tregohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: " Nesër do t'ia jap flamurin një personi, të cilin e do Allahu dhe i Dërguari i Tij, apo, e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij." Dhe ia dha atë Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).
Ndërsa për fjalën e tij: "shpëtimtar", ka vërejtje, pasi Shpëtimtari është vetëm Allahu i Madhëruar.
Kjo përmban atë që Allahu i Madhëruar e ka përforcuar me të vërtetën dhe ka ardhur ne trajtën pësore (ismul meful).
Autor: Taha Shejbani
Komentoi: Husein es Serraxh
Burimi i Jetës - 2007