Fjala e autorit:
Për konfliktin e sahabëve rrimë në heshtje
Ajo që ndodhi tek ata, ishte vetëm përpjekje
Rafiditë më së shumti e përmendin ndodhinë e grindjes që ngjau ndërmjet sahabëve, e gjithë kjo për të nxitur ngatërresa. Këtë e bëjnë duke shtrembëruar realitetin e ndodhisë dhe duke ua përshkruar dëgjuesve se sahabët i bënë padrejtësi familjes së profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). E vërteta është se ajo që ndodhi ndërmjet sahabëve ishte një ixhtihad21 që iu imponua mospajtimi i mendimeve. Për këtë ne jemi të detyruar që të shprehim për të gjithë ata tërë dashurinë dhe respektin dhe të mos kërkojmë (sqarime) për ndodhinë që ngjau ndërmjët tyre, sikurse kanë thënë disa prej dijetarëve kur janë pyetur për këtë ngatërresë: "Ishte një ngatërresë që Allahu ruajti prej saj shpatat tona dhe ne le të ruajmë prej saj gjuhët tona." Dhe sikurse ka thënë Allahu i Madhëruar: "Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që e fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata." Bekare 134.
Autor: Taha Shejbani
Komentoi: Husein es Serraxh
Burimi i Jetës - 2007