Të sëmuret e gjëndrave në muajin e Ramazanit
Gjëndrat endokrine: një grup organesh në trupin e njeriut që prodhojnë hormone. Më të rëndësishmet nga këto gjendra janë: gjendra e hipofizës, gjendra tiroide, gjendrat adrenale, ato të vezoreve, të testikujve dhe të pankreasit.
a) Sëmundjet e gjëndrave tiroide:
1. Teprimi i aktivitetit të gjendrës tiroide: prodhim i tepërt i hormonit Teroksin (T4). Në këtë rast i sëmuri vuan nga zmadhimi i gjendrës tiroide (poshtë gushës), ulje të peshës, dridhje dhe rrahje të shpeshta të zemrës. Nëse gjendja e këtij të sëmuri është e qëndrueshme, ai mund të agjërojë, por duke i marrë ilaçet rregullisht.
2. Paaftësia e gjëndrës tiroide: kur i sëmuri vuan nga këputja dhe lodhja e përgjithshme dhe e fortë, mangësia në aktivitetin mendor dhe nervor. Të sëmurit të kësaj kategorie i jepet si ilaç hormoni Teroksin, një herë në ditë, kështu që i sëmuri mundet të agjërojë pa ndonjë lloj problemi.
3. Tumoret e gjëndrës tiroide: Agjërimi nuk ndikon aspak te tumoret e gjëndrës tiroide, kështu që i sëmuri mund të agjërojë pa problem. Trajtimi i këtyre tumoreve bëhet zakonisht me ndërhyrje kirurgjikale.
4. Infeksionet akute të gjëndrës tiroide: këto zakonisht shkaktojnë dhimbje në gjendër dhe mund të sjellin ethe, gjë që mund ta bëjë agjërimin të pamundur, njësoj si sëmundjet e tjera akute. Kurse infeksionet kronike të gjëndrës tiroide zakonisht nuk bien ndesh me agjërimin.
b) Sëmundjet e gjëndrave adrenale: Adrenalet janë dy gjëndra të vendosura mbi veshkat dhe prodhojnë një sërë hormonesh, nga më të rëndësishmet e të cilave është Kortizoli, Aldosteroni dhe hormonet veneriane (riprodhuese). Sëmundjet e këtyre gjëndrave nuk janë shumë të përhapura, por gjithsesi më të rëndësishmet e tyre janë:
1. Cushing’s disease: sëmundje në të cilën ndodh këputje e trupit, ngritje e tensionit të gjakut, trashje në zona të caktuara të trupit, që i mënjanohet gjymtyrëve dhe përqendrohet në fytyrë, siç mund të ndodhë edhe sëmundja e sheqerit. Këta të sëmurë nuk këshillohet të agjërojnë.
2. Sëmundja e Edisonit: sëmundje në të cilën ka mungesë të prodhimit të kortizolit, si rezultat i prishjes në gjendrat adrenale. Në këtë rast ndodh rënie e tensionit të gjakut, lodhje e madhe, ndryshim në ngjyrën e lëkurës që anon nga e errëta, etj. Këta të sëmurë nuk duhet të agjërojnë, sidomos kur kjo mund të shoqërohet me rënie të sheqerit në gjak.
3. Kanceri Melanoma: një sëmundje e rrallë që shkakton rritje të luhatshme të tensionit të gjakut dhe kriza djersitjeje, rrahje të zemrës dhe këputje të përgjithshme. Këtu këshillohet për mos agjërim. Heqja me ndërhyrje kirurgjikale e këtij lloj kanceri pasohet zakonisht me shërim të plotë, gjë që e bën agjërimin të mundshëm më pas.
c) Sëmundjet e gjëndrës së Hipofizës: janë gjithashtu sëmundje të rralla, dhe për të prekurit prej tyre këshillohet të mos agjërojnë.
Marrë nga Mjekësia Bimore Arabe
Burimijetes.com
05.07.2015