All for Joomla All for Webmasters

A jemi ne prishës në tokë?

. Posted in Familja islame.

Pin It

InShot 20210131 082713195Dikush e pyeti motrën e tij kur i erdhi një foshnjë e re:
-Çfarë të dha burri me rastin e lindjes?
 -Nuk më dha gjë, - i tha ajo.
Ai iu përgjigj duke e pyetur:
-Si ka mundësi? A nuk ke ti vlerë tek ai?!
Ai e hodhi një "bombë" dhe shkoi ... Kur burri i saj erdhi në shtëpi në mesditë, e gjeti atë të zemëruar, lindi debati dhe grindja, u keqësua gjendja, e ndau!
Ku filloi problemi?
Nga një fjalë e thënë nga vëllai.


Njëra prej tyre e pyet shoqen e saj:
-Si u mjafton kjo banesë kaq e vogël?
Ti ke fëmijë dhe shumë punë, të duhet një shtëpi më e madhe se kjo.
Ajo hodhi një "bombë" dhe shkoi... Kur burri u kthye nga puna, e gjeti atë të zemëruar, filluan fjalët, debati, përplasjet, e ndau.


Takon një të ri të zellshëm në punën e tij dhe e pyet:
-Sa e keni pagën mujore?
-Tre mijë, - i thotë.
I përgjigjet me injorim:
-Vetëm tre mijë, si jeton me to?
Ti je djalë i zgjuar dhe  meriton më shumë se kjo pagë.
Pastaj ai shkon në rrugën e tij pasi e bëri atë ta urrejë punën që ka dhe punëdhënësin. I riu kërkon rritje rroge. Punëdhënësi refuzon, kështu që ai e lë punën dhe mbetet i papunë.
Ishte duke punuar, por tani mbeti pa punë.


Shikon një plak të moshuar me mendje të qetë dhe i thotë:
-Pse fëmijët e tu nuk të vizitojnë shpesh?
Mos beso se rrethanat e tyre nuk i lejojnë, se po të duan e bëjnë.
Ai kështu ia prishi qetësinë dhe  pastërtinë e zemrës së prindit ku mbas kësaj fillon ftohja dhe mos kënaqësia mbas dashurisë dhe kënaqësisë. 
Me siguri ai është shejtan që flet me gjuhë njeriu.
Çfarë përfiton ai nga ky veprim?!


Kështu duken këto pyetje të çiltra të cilat shpeshherë i përdorim në jetën tonë të përditshme:
-Pse nuk e bleve këtë?
-Pse nuk ke këtë?
-Si e përballoni këtë jetë apo këtë person?
-Si e lejon këtë?

Ne pyesim, ndoshta nga padituria ose nga kurioziteti, ose edhe nga "boshllëku", por ne nuk e dimë çfarë mund të sjellin këto pyetje në zemrën e dëgjuesit.

Ki kujdes! Mos u bëj prej prishësve në tokë!

Përktheu F. Gurra

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2020 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);