Këshillë për çdo motër!
Motër e nderuar, të martohesh dhe të jetosh një jetë të qetë, larg problemeve, ndoshta është e vështirë, por nuk është e pamundur.
Bashkëshortja zakonisht e ka dëshirën ta lumturojë bashkëshortin e saj dhe t'i përgjigjet çdo kërkese të tij. Këtë duhet ta bëjë pa e kërkuar ai; siç është mirësjellja dhe respekti.
Çdo bashkëshort ka në vetvete dëshirën që bashkëshortja e tij ta mbulojë me dashurinë e saj.
Ndonjëherë mendon edhe për ndonjë dhuratë prej teje…
Femrat, pa përjashtim, kanë dëshirë t'u bëhen dhurata, disa femrave iu intereson lloji i dhuratës, vlera e saj, ndërsa burrat, zakonisht, iu intereson simbolika e dhuratës, ose sa të nevojshme e ka ai atë dhuratë.
Suprizat
Burrat në këtë pikë janë si gratë, njësoj iu pëlqejnë surprizat, prandaj meqë e more vesh tani, bëja surprizë një gatim që e ka qejf, rriji pranë kur e shikon që ai është në hall ose vështirësi.
Kur është i mërzitur
Nëse bashkëshorti ka një problem, është i mërzitur, ti duhet t'i rrish pranë dhe ta ndihmosh e të qëndrosh me të, derisa ta kalojë këtë situatë.
Shmangiu bashkëshortit kur ai është i inatosur
Këtë dëshiron çdo bashkëshort, që bashkëshortja të shmanget në rastet kur është i inatosur.
Nëse i bën këto gjëra dhe i frikësohesh Allahut në detyrat që ke ndaj bashkëshortit tënd, me lejen e Allahut ke për të pasur lumturi në jetën bashkëshortore.