
Më poshtë do të sjellim disa këshilla që duhen ndjekur në fillim të martesës për të shmangur konfliktin dhe shfaqjen e problemeve mes bashkëshortëve.
1️. Ndërhyrja e familjes
Duhet që bashkëshortët të mos lejojnë ndërhyrjen e familjes kur lindin probleme mes tyre. Kjo gjë do të shkaktojë më shumë probleme mes tyre dhe nuk do t'i zgjidhë ato. Prandaj, zgjidhja e problemit kërkon intelekt të shëndoshë, drejtësi dhe fajësimi i palës tjetër të bëhet me butësi.
2️. Shok/shoqe i/e jetës
Duhet të silleni me bashkëshortin/ten si shok/shoqe i/e jetës dhe jo të gjurmosh ku I ka pikat e dobëta që të mbizotërosh lidhjen… largohuni kësaj cilësie dhe zëvendësojeni këtë me dashurinë mes jush.
3️. Heshtja
Një nga problemet me të cilat mund të përballet gruaja në vitin e parë të martesës është heshtja e bashkëshortit të saj, pasi objekti i bisedës mes tyre ka të bëjë me kërkesat e shtëpisë, problemet e përgjithshme, apo ankesat për shtëpinë dhe jetën.
Prandaj, është e nevojshme të silleni me mençuri me këtë problem duke qëndruar larg temave që mund t'i hapin derën zënkave mes jush. Më pas nëse problemi është i madh drejtojuni një shoku ose familjari të mençur, të flasë me ju dhe të përpiqet ta zgjidhë këtë problem.
4️. Përshtatja në jetën bashkëshortore
Në fillim të martesës, bashkëshortët ndjejnë se nuk janë mësuar me jetën e re bashkëshortore, pasi përgjegjësia e re dhe mënyra e re e jetesës mes tyre shkakton ndryshim të humorit dhe ndjenjën e vazhdueshme të ankthit.
Kur ndodh ndonjë mosmarrëveshje midis bashkëshortëve, secili prej tyre drejtohet tek shoqëria për të biseduar për problemin, por është më mirë të uleni dhe të bisedoni me qetësi dhe butësi për çështjen kontradiktore, duke u përpjekur që të gjeni një zgjidhje derisa të mësoheni me jetën e re bashkëshortore mes jush.
5️. Ndryshimi i natyrës së secilit
Në fillim të martesës, bashkëshortët zbulojnë natyrën e tyre të ndryshme dhe si rrjedhojë e kësaj lindin disa probleme mes tyre.
Për të shmangur këto probleme, ata duhet të zbulojnë shkakun e mosmarrëveshjes dhe të përpiqen ta zgjidhin atë.
Po kështu, çdo palë duhet të përpiqet të përshtatet me zakonet dhe natyrën e re të shokut të jetës.
Secili të shfaqë më të mirën gjithmonë, të fokusohet në to dhe të mos mendojë kurrë për dështimin e marrëdhënies bashkëshortore, por të mendojë se suksesi është ai që do të ndodhë, me lejen e Zotit.
Përktheu: F. Gurra
Burimijetes.com
29.08.2022