Pyetje: A lejohet përdorimi i morfinës si qetësues, ose përdorimi i anestezisë në rast operacioni, ose përdorimi i organeve të derrit dhe kafshëve te tjera për transplantim?Allahu jua shpërbleftë!
Përgjigje: Bismilah uesalatu ue selamu ala resulilah ue ba'd:
Nëse s’ka ilaç tjetër që e zë vendin e tij lejohet përdorimi i morfinës si qetësues. Normalisht kjo është një çështje e diskutueshme ndërmjet dijetarëve të Islamit po unë ketu po paraqes mendimin që shoh si më të drejtë. Argumenti që e lejon është nevoja dhe kalimi i të sëmurit në gjendje të rëndë shqetësuese dhe vështirësuese të jetesës normale.
Argument më specifik është bërja me porosi te Profetit, sallallahu alejhi ue selem, sahabit që si pushonte plaga dhe i ishte infektuar, për të bërë kej (kurimi me hekur të nxehtë mbi plagë) ndërkohë që e kishte ndaluar.
Mendimi më i saktë për anestezinë është që lejohet, për shkak të nevojës për të dhe pamundësisë për ta zëvendësuar me diçka tjetër.
Ndërsa te derrit s’lejohet, vetëm nëse mos përdorimi i tyre çon rrezik për jetën apo vështirëson në një gradë të rëndë të jetuarin. Për kafshët e tjera të ndaluara s’lejohet. Të lejuarat lejohen përveç përjashtimeve të thëna më lartë. Allahu e di më së miri.
Ahmed Kalaja
Burimijetes.com
10.02.2009