All for Joomla All for Webmasters

KUR KA TË DREJTË FEMRA TË KËRKOJ DIVORCIN?

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: Hoxhë i nderuar prej kohësh jam dëgjues i rregullt i radio burimi i jetës në internet. Allahu ju shpërbleftë për ligjëratat plot vlerë që na mundësoni t’i dëgjojmë. Duke dëgjuar pyetjet dhe përgjigjet që jepje dëgjova një pyetje në lidhje me divorcin. Nëse nuk gaboj aty thuhej se femra ka të drejtë vetëm në një rast t’i kërkoj divorcin burrit te saj, kur ajo ka arsye fetare, por në arsyet fetare më duket se u përmend edhe kur burri i saj nuk i kryen nevojat e saj intime. A mund të na e shpjegoni me hollësi këtë të fundit, Allahu ju shpërbleftë.

 

Përgjigje: Bismilah uesalatu ue selamu ala resulilah ue ba'd:

Po është e drejta e gruas në fe të përmbushen ndjenjat e saj dhe nevojat për kontaktin seksual. Dijetarët për këtë kanë shprehur disa mendime  më i largëti katër muaj dhe duke mbaruar me të paktën në çdo katër ditë, ndërkohe që Shejhul Islam, Ibn Tejmijeh, thoshte se mendimi më i drejtë në lidhje me këtë çështje është të thuhet: "Obligohet sa herë që ajo e ka të nevojshme dhe ai ka mundësinë".

Mos kontaktimi seksual mes bashkëshortëve për rastin në fjalë nga bashkëshorti konsiderohet e metë që i jep të drejtën femrës të kërkojë divorcin.

Allahu aelem ue salallahu ue selem ue barek ala Muhamed! 

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

14.02.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);