All for Joomla All for Webmasters

A BËJMË MIRË QË E PËRCJELLIM KËTË PROGRAM?

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: Selam alejkum. Deshta te di per emisionin Big Brother qe transmetohet neper mediat tona, duke e ditur qe ka gjera qe s’mund te shikohen aty. Ne si musliman a bejme mire qe ta përcjellim kete emision... a eshte haram apo si?

 

Përgjigje: Alejkum selam!

Emisioni për të cilin pyetët ka shumë anë negative, që mund të përmblidhen në disa pika:
1. Ai shfaq skena nga jeta intime e njerëzve dhe veç kësaj kjo jetë intime shkon deri edhe në marrëdhënie harami, ndërmjet dy sekseve.

2. Emisioni në përgjithësi përçon një frymë ç’edukuese për moralin e shoqërisë edhe nëse mund të mos japë skena të flirteve apo të lakuriqësisë, aty zhvillohet përgojimi, intriga dhe një nivel i ulët bisedash dhe nuk përfitohet asnjë dobi në drejtim të përthithjes së dijes apo kulturës.

3. Të ambienton me anët negative që përmenda më sipër, çka bën që të ngurtësohet zemra dhe të mos ndjesh më për të madhe dallimin në mes të keqes dhe të mirës; shkurt mos të të bëj përshtypje anët negative që paraqiten aty.

4. Nuk ka asnjë domosdoshmëri për shikimin e tij, as fetare as sociale...

5. Është humbje kohe dhe për të gjitha këto nuk lejohet të shikohet.

Allahu e di më së miri.

Justinian Topulli

Burimijetes.com

28.02.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);