Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit
Es-selamu alejkum ue rahmetullah!
Allahu me mirësitë, bekimet, paqen, mëshirën e Tij qoftë me ju!
Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, të vetmit që i takon adhurimi.
Bekimet, dëlirësia, begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit Muhamedin dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e skicuar prej tij sa të jetë jeta.
E në vijim:
E mora e-mail-in tuaj, në të cilin shkruhej:
“Së pari, Allahu u dhëntë bereqet në punën që po bëni e inshallah mundi juaj finalizohet me xhenetul firdeus... Desha me pyet: a bën gruaja me ndejt pa shami e me u zbukuru edhe përpara grave tjera apo vetëm përpara grave të burrave të cilët i ka mahrem, siç përmendet ne suren NUR-31 dhe çka llogaritet auret i gruas përpara grave...?”
Përgjigjaime është:
Allahu na bashkoftë të gjithëve në xhenet !
Po, lejohet edhe përpara grave të tjera, përveç rastit kur dihet se mund të jenë të atilla që e cilësojnë te bashkëshortet e tyre. Në këtë kohë është dhe një problem tjetër, kamera e celulareve, prandaj duhet patur kujdes se njerëzit se marrin për të madhe ose e bëjnë thjesht për të shuar kureshtjen e dikujt ashtu siç mund të jetë dhe qëllimi i keq pas kësaj sidomos te njerëzit e pa edukuar me frikën prej Zotit.
Auret i gruas para grave është çdo gjë përveç vendeve të zbukurimit, krahët dhe deri te gjunjtë dhe pjesët e bizhuterive.
Kjo sipas fetvave të dijetareve. Allahu aelem.
Ahmed Kalaja
Burimijetes.com
14.03.2009