All for Joomla All for Webmasters

JAM DISTANCUAR NGA FALJA

. Posted in FETVA.

Pin It

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

Es-selamu alejkum ue rahmetullah!

Allahu me mirësitë, bekimet, paqen, mëshirën e Tij qoftë me ju!

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, të vetmit që i takon adhurimi.

Bekimet, dëlirësia, begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit Muhamedin dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e skicuar prej tij sa të jetë jeta.

E në vijim:

E  mora e-mail-in tuaj, në të cilin shkruhej:

“Selam alejkum! Ju pershedes dhe deshta me ju pyet. Jam fal shume edhe e du fene islame dhe e du Zotin e Muhamedin. Jam fale rregullisht po kohen e fundit jam distacu. E di qe kam bo gabim po jam kryefamiljar dhe pune  me cigare bej, shes dhe mbushje mobilash. Kur po lakoj me shit dhe kur po degjoj ezanin po e di qe jam gabim po, po lakmoj me pune. Se di ca me bo, se di Zoti a do te me fal mua? Allahu ju shpërbleftë!”

Pergjigja ime do të ishte:

Ue alejkum selam ue rahmetullah!

Përshëndetje dhe juve gjithashtu, lus Allahun të jeni mirë!

Më behet qejfi qe ju dikur qenkeni falur dhe kjo është një mirësi e madhe se ti e paske provuar se çdo të thotë të adhurosh e të prehesh para Krijuesit. Mënyra se si ti shprehesh është një tregues i qartë i kësaj që thashë.

Me sa kuptoj unë, gjendja jote shpirtërore është disi e rënduar dhe kjo është shenjë e mirë për ty. Kjo do të thotë se ti je i predispozuar për ndryshim dhe anon nga e mira.

Ndërsa në lidhje me pyetjen tende ti duhet të dish se Zoti fal shumë dhe mëshiron e si pasojë ti kërko falje Zotit për shkëputjen tende e dalëngadalë afrohu përsëri se Zoti të do fort.

Profeti, salallahu alejhi ëe selem, thotë njeriu ka mundësi të pendohet deri në momentin e fundit të jetës se tij. Pra nëse ne me të vërtetë duam të pendohemi Zoti do na falë dhe do pranojë përsëri edhe nëse prapë gabojmë Ai prapë do na falë se mëshira e Tij ka përfshirë gjithçka.
Më konkretisht desha të të them që ti falu, fillo faljen edhe nëse si fal dot të gjitha derisa dalëngadalë ti perfeksionosh dhe mundohu të lexosh sa më shumë dhe pyet hoxhallarët e vendit tënd atje të të orientojnë për më të mirën e mundshme.

Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

17.03.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);