Pyetje: Unë jam 20 vjeç dhe flokët e mi janë thinjur ose janë zbardhur dhe kam 3 vjet që i lyej me këna të zezë. A është haram ajo që bëj unë? Jam ende i ri dhe flokët dhe prandaj i lyej se janë të thinjura shumë. Nëse është haram ti lyej me këna të zezë, atëherë a ka diçka që nuk është haram? Allahu ju shpërbleftë e selamu alejkum ue rahmetullahi ue berkatuhu!
Përgjigje: Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Lyerja e flokëve me ngjyrë të zezë është haram.
Xhabir bin Abdullah ka thënë se kanë sjellë Ebi Kuhafete ditën e hapjes së Mekës ku koka dhe mjekra e tij ishte e zbardhur dhe Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – i ka thënë: " Ndryshoji këto me ndonjë ngjyrë duke iu larguar të zezës." Muslimi, Ebu Daudi, Nesaiu.
Nëse e përzien të zezën me një ngjyrë tjetër nuk ka ndonjë problem.
Në hadith tregohet kërcënimi për atë që e lyen flokun me ngjyrë të zezë. Ai që e lyen flokun me ngjyrë të zezë kërkon të ndryshoj krijimin e Allahut".
Fetaua: Shejh Uthejmini – Allahu e mëshiroftë –. Vëllimi 11.
Allahu është i dijshëm.
Tomor Boriçi
Burimijetes.com
26.03.2009