All for Joomla All for Webmasters

A MË LEJOHET TË SHKOJ NË VARRIM TË NJË JOMUSLIMANI

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetja: A më lejohet të shkoj në varrim të një jomuslimani dhe me atë rast të hyj dhe në kishe? Allahu ju shpërbleftë në përgjigje! Selam alejkum!

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

Ue alejkumu selamu ue rahmetullahi ue berekatuhu! 

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit dhe Krijuesit të botëve, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit , të Vetmit që i takon adhurimi.

Bekimet dhe begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit, Muhamedin dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e tij dhe shokëve të tij deri në Ditën e Gjykimit.

I nderuar vëlla musliman!

Pyetja juaj është mjaft e rëndësishme për vendin që ne jetojmë dhe shoqërinë  që na rrethon, ku në të njëjtën familje mund të jetojnë së bashku musliman dhe jomusliman ( të krishterë apo idhujtarë të varreve e shpellave) dhe për këtë arsye do të kemi edhe sebebe për njeri-tjetrin. Askush nga ne nuk mund t’i shmanget e shpëtojë vdekjes dhe për ketë duhet të dimë si të veprojmë në të tilla raste.

Përgjigja e pyetjes suaj është si vijon:

Dijetaret e kanë ndarë këtë çështje ne dy kategori:

Kategoria e parë: Kur muslimanit i vdes një i afërm i tij jomysliman, si: babai, nëna, vëllai, motra, fëmija ose gruaja dhe vetëm në këtë rast i lejohet që ta shoqërojë xhenazen e të afërmit e tij. Por, i ndalohet atij kategorikisht hyrja në kishe ose tempull të idhujtarëve dhe i ndalohet, gjithashtu, kryerja e riteve të jomuslimanëve, por, thjesht, vetëm për ta futur në varr, siç ka vepruar Aliu         (Allahu qofte i kënaqur prej tij!) kur i vdiq i ati Ebu Talibi, shkoi tek i Dërguari i Allahut, alejhi selam, dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, vdiq xhaxhai yt i humbur!” I Dërguari i Allahut, alejhi selam, i tha: "Shko dhe varrose!" Dhe nuk morri pjesë vetë, alejhi salatu ue selam, në varrimin e xhaxhait te tij. Siç nuk i lejohet muslimanit as ta lajë dhe as ta qefinosë xhenazen e këtij të afërmi jomusliman  dhe as ta falë atë, dhe as ta vendosë në drejtim të kibles, dhe as të kërkojë falje për të. Ne zbatim të urdhrit të Allahut ku i thotë të dërguarit të Tij:

“Askujt prej hipokritëve, kur të vdesin, mos ia fal xhenazen, as mos rri afër varrit të tij, sepse ata e kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe qëndruan të pabindur deri në vdekje.” Teube, 84.

Kategoria e dytë. I ndalohet pjesëmarrja në shoqërimin e xhenazes së jomuslimanit dhe idhujtarit kategorikisht. Ka thënë dijetari Muhammed ibn Uthejmini: "Shoqërimi i xhenazes është respekt  dhe nderim për të vdekurin, ndërsa jobesimtari nuk meriton respekt as nderim, dhe për këtë arsye ndalohet shoqërimi i tij."

Por, i lejohet që ta vizitosh para vdekjes jobesimtarin me shpresë që ta kthesh ne Islam. Gjithashtu, lejohet vizita për ngushëllim i të afërmve të tij por të mos përdoren shprehje kërkim mëshire dhe lutje për të si: ''Zoti e mëshiroftë!'' apo "Qoftë i xhenetit!" etj., të ngjashme me këto.

Gjithashtu, i lejohet muslimanit vizita e varrit të jobesimtarit ose idhujtarit për të përkujtuar vdekjen dhe si ka vdekur ai jobesimtar dhe që ta falënderojë Allahun që e ka bërë musliman, si dhe ta lusë për përfundim të jetës në fenë e Tij Islamin, por nuk i lejohet (i ndalohet) të bëje dua për të, siç ka ndodhur me të Dërguarin e Allahut, alejhi selam, kur po shkonte nga Medina për në Mekë, ndaloi në një luginë dhe filloi të qajë, sa që filluan edhe sahabët të qajnë me te dhe kur u nis, e pyeten atë se kush kishte qenë shkaku i qarjes? U tha: "Këtu është varri i nënës sime, i kërkova Allahut që ta vizitoja dhe më lejoi, i kërkova që të kërkoj falje për të dhe ma ndaloi."

Allahu na ndihmoftë! Ai është më i Dituri.

Murat Basha

Burimijetes.com

20.03.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);