All for Joomla All for Webmasters

T’I JAP EDHE NJË SHANS APO TË NDAHEM?

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: Eselamu alejkum i nderuar staf i, të nderuar vëllezër mysliman!

Unë e kam një hall të madh, hall që për fat të keq e kanë një numër i madh i familjeve këtu tek ne. Unë jam i martuar dhe aspak nuk jam i qetë, sepse nuk kam qetësi dhe harmoni brenda në familje. Shoqja ime është shumë nervoze dhe për fat të keq posedon një inat të madh, kështu që vazhdimisht gjendet në  mosmarrëveshje  me nënën time. Jam munduar me fjalë të buta që të qetësoj situatën, i kam blerë edhe një libër fetar shoqes (Gruaja më e lumtur në botë- El Karni), mundohem me mënyra të ndryshme, por ja që assesi nuk arrij të kem sukses dhe si përfundim mendoj të ndahem prej saj se gjithë e dimë se sa i madh është haku i nënës, thjesht nuk mund ta shoh fytyrën e nënës time të mërzitur. Por këtu ka një problem tjetër, shoqen e kam shtatzënë. Kështu që nuk di si të veproj, t’i jap edhe një shans apo të ndahem, s’e di. Ju lutem, hoxhë i nderuar, mendimin tuaj!

  

Përgjigje: Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Bashkëshortja e ka obligim të tregohet e kujdesur për ruajtjen e të drejtave të prindërve të bashkëshortit të saj. Një grua e mirë duhet ta kuptojë se dashuria, mëshira dhe lidhja midis prindërve dhe djalit të tyre është e paimagjinueshme dhe e papërfytyrueshme, prandaj ajo duhet ta vlerësojë këtë dashuri dhe mëshirë që Allahu ka hedhur në zemrat e prindërve të tij. Një grua e mirë nuk duhet të veprojë gjëra të cilat ndikojnë në shkëputjen e lidhjeve mes prindërve dhe birit të tyre. Ajo duhet ta dijë se nëse dëshiron që Allahu (subhanehu ue teala) ta begatojë atë në bashkëshortin e saj, atëherë le ta ndihmojë atë në bamirësi ndaj prindërve të tij. Kur ajo sheh se prindërit e tij kanë nevojë që i biri t’u qëndrojë pranë atyre, atëherë ajo duhet të qëndrojë afër tyre dhe të sillet ndaj tyre me dashuri, nderim duke mos ua prishur qejfin.

Allahu (subhanehu ue teala) i ka bërë prindërit e tij mahrem për të, me qëllim që të arrihet dashuria, mëshira dhe ruajtja e lidhjeve mes tyre. Ajo duhet të kujdeset për ta njësoj si të ishin prindërit e saj, t’i vijë keq për ta, të interesohet për hallet e tyre dhe të bëjë bamirësi ndaj tyre. Në të vërtetë problemet më të shumta lindin mes nuses dhe nënës së djalit dhe shkaku i tyre është i qartë. Dashuria më e madhe, malli më i madh dhe mëshira më e plotë që mund të ketë një njeri për një tjetër është dashuria dhe malli i nënës për të birin dhe kurrsesi ajo s’mund të qortohet për këtë. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë kur i rrodhën lot nga vdekja e Ibrahimit, djalit të tij, i thanë: “Ç’janë këto, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Kjo është mëshirë të cilën Allahu e ka vendosur në zemrat e robërve të Tij.” Allahu (subhanehu ue teala) ka vendosur mëshirë në zemrën e nënës, aq sa ajo përmallohet për të birin e saj. Zemra e saj është e zbrazët nga çdo pikëllim tjetër dhe është mbushur veç me pikëllimin për të birin e saj. Prandaj dhe bashkëshortja e djalit duhet ta vlerësojë këtë. Nëse e reja niset prej xhelozisë apo prej vesveseve që i shkakton shejtani dhe kështu ajo ndan djalin nga nëna apo babai i tij, atëherë për të është shpallur zemërimi i Allahut (subhanehu ue teala). Allahu na ruajtë! Allahu (subhanehu ue teala) e di se sa zemra nënash janë plagosur për shkak të mundimeve dhe lëndimeve që i ka shkaktuar nusja e djalit. Prandaj gruaja besimtare duhet t’i frikësohet Allahut dhe t’i druhet zemërimit të Tij. Nëse ajo e ndihmon bashkëshortin e saj në mizori dhe shkëputje nga të afërmit, le ta dijë se do të vijë një ditë kur Allahu do ta shpalli ndëshkimin për të dy ata. Dhe se nuk ka mirësi tek ata që sillen keq me prindërit madje kjo është një nga mëkatet më të mëdha për të cilin Allahu (subhanehu ue teala) e shpejton ndëshkimin e vepruesit të tij. Dijetarët kanë thënë se ajo grua që ndihmon bashkëshortin e saj për t’u sjellë keq me prindërit ka vepruar dy mëkate. Mëkati i parë është se ajo është bashkëpunëtore me bashkëshortin e saj në sjellje të keqe në lidhje me prindërit dhe mëkati i dytë është shkëputja e lidhjeve me të afërmit.

Disa dijetarë kanë thënë se ai që i ndërpret lidhjet me të afërmit e tij, Allahu ia vulos atij zemrën, sado që ai të dëgjojë këshilla e ajete, nuk ndikohet dhe as nuk këshillohet prej tyre. Allahu na ruajtë! Por edhe nëse i tilli ndikohet prej këshillës kjo vazhdon deri në një farë kohe e jo më tepër. Disa dijetarë kanë thënë se nëse dikush u ankohej për ashpërsi të zemrës, ata e pyesnin atë për lidhjet e tij me të afërmit.

Ajo grua e cila e ndihmon bashkëshortin e saj për shkëputjen e lidhjeve me të afërmit dhe për sjellje të keqe me ta, është prej atyre që i ka shkëputur lidhjet me të afërmit. Ajo nuk i frikësohet Allahut në sjelljet e saj me bashkëshortin dhe nuk i frikësohet Allahut në sjelljet e saj me të afërmit.

Për sa i përket pyetjes, përgjigja është si më poshtë:

Nëse gjendja është siç e përshkruan, pra bashkëshortja është me sjellje të keqe, ndërsa nëna jote nuk sillet keq me të, pra nuk i bën padrejtësi nuses tënde, ndërkohë nëna jote ka nevojë që ti të qëndrosh pranë saj, atëherë praktiko me të mënyrat e përmendura në sheriat. Fillimisht këshillën, pastaj bojkotin në shtrat, më pas rrahjen, nëse edhe pas këtyre metodave ajo nuk kthen rrugë, mendoj që të konsultohesh me një hoxhë duke qenë edhe bashkëshortja jote prezente, ç’të vendosë ai vepro. Dhe Allahu është më i ditur.

Azem Bardhoshi

Burimijetes.com

01.04.2009

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);