All for Joomla All for Webmasters

SA E VËRTETË ËSHTË MAGJIA?

. Posted in FETVA.

Pin It


Pyetje: Selam alejkum! Zoti ju shperblefte per punen qe po mundoni ta bani sa me mire. Kisha dashur te bej nje pyetje se sa ashte e vertete magjia dhe se a ashte e mundur qe te ndikoj tek muslimani saqe ta largon edhe nga rruga e zotit?

Përgjigje: Alejkum selam!

Allahu ta shpërbleftë për mirësinë që përcjell!

Padyshim magjia është e vërtet dhe ndikuese. Dijetarë të Ehli Sunne dhe Xhemaa thonë se magjia është reale dhe ndikon.

Realitetin e saj e argumentojnë me fjalën e Allahut:

"Dhe nga sherri i atyre që bëjnë magji kur u fryejnë nyjeve", El Felek 4

Gjithashtu hadithi

Ebu Hurejrës – kënaqësia e Allahut qoftë me të – se Profeti ka thënë:"Largohuni shtatë gjynaheve” E kanë pyetur se cilat janë ato. Profeti ka thënë:" … magjia …" Buhari, Muslimi dhe të tjerë.

Ndërsa ndikimin e saj me fjalën e Allahu:

" … që shkaktonte ndarjen e burrit nga bashkëshortja e tij…" El Bekare, 102.

Ky ndikimi është vetëm me lejen e Allahut ku dhe thotë:

" …por ata nuk mund të dëmtonin ndokënd përveçse me Vullnetin dhe Lejen e Allahut…" El Bekare, 102.

Allahu është i Gjithëdijshmi.

Tomor Boriçi

Burimijetes.com

01.05.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);