All for Joomla All for Webmasters

A E ZËVENDËSON GUSULI ABDESIN?

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: Selam alejkum. Kam nje pyetje: nese pastrohem a ban mu fal a na njihet si abdes apo duhet me marr abdes prap? Allahu ju shperbleft me te mira.

 

Përgjigje: Marrja e gusullit prej xhynybit  e zëvendëson abdesin. Kjo në baz të fjalës së Allahut:

" ...Nëse jeni në gjendje Xhunubi (të papastër nga marrëdhëniet me bashkëshortet ose si pasojë e ëndrrave të lagura), pastrohuni krejtësisht (lani gjithë trupin)..." El Maide, 6.

Nuk ka pse ta përsërisni abdestin pas gusulit, vetëm nëse pas gusulit e prish abdestin me ato që ai prishet, atëherë duhet ta përsërisni atë (abdestin). Nëse nuk del gjë prej dy vrimave të jashtëqitjes, gusuli e zëvendëson abdestin sidoqofë ka marr abdest para gusullit apo jo, por patjetër duhet të fusë ujin në gojë dhe në hundë, sepse këto të dyja duhen si për abdestin dhe për gusulin.

Larja e thjeshtë (për xhuma, nga djesra e të tjera si këto) nuk e zëvendëson abdestin, sepse ajo nuk është për adhurim.

Marrë nga Shejkh Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – nr. Fetvaje 180 – 181.

Tomor Boriçi

Burimijetes.com

01.05.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);