All for Joomla All for Webmasters

TË MARTOHET APO T’I RUAJ FËMIJËT?

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: Selam alejkum! Hoxhe i nderuar desha qe te pyes se a eshte mekat qe nje grua ti ruaj femijet e vet vetem sepse eshte ndare nga burri i saj sepse ai ishte nje haram dhe i sillte probleme. A duhet qe te martohet apo ti ruaj femijet? Mirepo ate e ruan shteti dhe i ploteson te gjitha kushtet. Kerkoj përgjigje, ALLAHU JU SHPERBLEFTE...

Përgjigje: Ue alejkumus-selam!

Motër muslimane! Nuk ka asnjë pengesë që ti të martohesh, madje kjo është më e mira, vetëm se nëse ti martohesh, fëmijët kalojnë në kujdestarinë e ish-burrit tënd. Bëhet përjashtim rasti kur ai nuk është musliman, atëherë nuk i takon atij që të kujdeset për ta, ose është njeri i shthurur atëherë gjykatësi islam - në rastin tonë një hoxhë që ju e keni afër - vendos se kujt i takon të marrë përsipër kujdesjen e fëmijëve. Nuk e kuptova fjalën "atë e ruan shteti dhe i plotëson të gjitha kushtet" se për kë është fjala, për ish-burrin apo fëmijën. Megjithatë kjo ishte përgjigja dhe Allahu e di më së miri.

Sqarim i pyetjes: Selam alejkum hoxh i nderuar pyetjen qe ta kam parashtruar me pare nuk ishte shum e qarte. Fjalen e kisha se "gruaja" eshte ndare nga burri sepse burri i saj me shum rri neper burgje se sa ne shtepi dhe ka perdorur dhune ne familje dhe gruan bashke me femijet e ruan shteti. D.m.th se merr te holla nga shteti sepse ajo jeton ne perendim. Ne fakt shteti e financon ate dhe femijet jan te moshes rreth 8-10 vjet.

Vazhdim i përgjigjes: Ve alejkum selam

Në qoftë se çështja është siç e përshkuan, përgjigja është ajo që thamë më parë për sa i përket martesës, pra kjo është puna më e mirë që mund të bëjë, pasi kështu ajo është më e mbrojtur. Gratë e muslimanëve të parë kur ndaheshin apo u vdisnin burrat e tyre martoheshin. Mirëpo të ketë kujdes çështjen e edukimit të fëmijëve. Allahu e di më së miri.

Azem Bardhoshi

Burimijetes.com

03.05.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);