All for Joomla All for Webmasters

PSE MUHAMEDI ALEJHI SELAM NUK KA DALE NE FOTOGRAFI?

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetja: Pse Muhamedi alejhi selam nuk ka dale ne fotografi?

Pergjigja juaj eshte:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon vetem Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Tij, Muhamedin alejhi selam, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Vella i nderuar! Ma merr mendja qe ti je i pari qe pyet per kete gje, se dihet qe para 1400 vjetesh, apo ne kohen e te Derguarit te Allahut alejhi selam nuk ka pasur aparate fotografike dhe nuk mund te imagjinohej kjo gje.

Por ne ate kohe ka pasur piktore e skulptore dhe i Derguarit te Allahut alejhi selam e ka ndaluar (bere haram) kush pikturon gjallesa me shpirt dhe Allahu i ka mallkuar piktoret apo skulptoret, qe bejne piktura apo skulptura qe i ngajne krijesave me shpirt (ndersa per  pikturat me peisazhe natyrore pa gjallesa si njerez apo kafshe, ose edhe nese behen si trupa pa i dhene forme te plote fytyres, si syte, goje, veshe hunde, eshte e lejuar) dhe per keta piktore ka denim te ashper diten e Kiametit, kur  zjarri i xhehenemit ngre flaket e tij dhe i perpin ne barkun e tij.

Transmetohet nga Ibn Mes'udi r.a. se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut  alejhi selam duke thënë: “Denimi me i ashper Diten e Gjykimit do te jete per piktoret, ata qe trajtojne figura (me shpirt)”. Buhari dhe Muslimi.

Keshtu qe per te Derguarin e Allahut nuk ka foto dhe elhamdulilah se do ishte bere shirk i madh me adhurimin e ketyre fotove.

Por dikush mund te shohe familjen e Ehli Bejtit (Muhamedit, Aliut, Fatimes, Hasanit, Husejnit) ne piktura siç gjen neper teqet e bektashinjve dhe te ngjashme me ta, dhe keta nuk kane asgje te vertete dhe te ngjashme me figuren e Profetit Muhamed alejhi selamdhe familjen e tij, por i kane pikturuar piktore dhe te mjeret ata per denimin qe do te kene, se nuk do marrin vetem denimin e piktures si gjallese, por edhe denimin e ashper qe kane genjyer se ai eshte i Derguari i Allahut dhe familja e tij dhe denimin e adhurimit qe i bejne ketyre fotove me mijera njerez (gjate shekujve jane bere me miliona e miliarda deri ne diten e gjykimit) dhe keta piktore mbajne mbi kurriz edhe nje pjese te mekatit te ketyre adhuruesve te pikturave te tyre se ata kane qene shkak i injorances se tyre.

Vëllai juaj  Murat Basha

Burimijetes.com

Rijad, më 7 Maj 2009 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);