All for Joomla All for Webmasters

RRETH VARJES SE FOTOVE NE MURE

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: Selam alejkum! Pyetja ime eshte rreth fotografive. Shkruhet se eshte haram me vendos foto ne mur, per shembull ato qe kane shpirt. Ju lutem me argument nese do te keni mundesi! Kete pyetje e kam urgjente qe t’i bind familjaret e mi. Allahu ju shperblefte me gjithe te mirat dhe per mundin!

 

Përgjigje: Falënderimi i takon vetëm Allahut, vetëm Atë falënderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e veteve tona e nga të këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe atë që Ai e humb nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me te drejte veç Allahut dhe Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

Kjo është pyetje me rëndësi, sepse ka lidhje te drejtpërdrejtë me aktualitetin e njerëzve, të cilët janë sprovuar me varjen e fotografive apo veshjen e rrobave me figura, apo vendosjen e skulpturave nëpër vende të ndryshme dhe në veçanti, me keqardhje muslimanët që pasojnë qorrazi armiqtë e fesë dhe injorantët.

Themi, dhe suksesi është nga Allahu:

Nuk lejohet varja e fotografive dhe pikturave (të njerëzve, kafshëve, shpendëve, etj...) që kanë shpirt, të kujtdo qofshin këto fotografi: të babait, gjyshit, nënës, vëllait apo të motrës, të mbretërve, presidentëve, dijetarëve etj., qofshin këto në mure, shtylla e kudo qoftë kjo vendosje e tyre: në shtëpi, në rrugë, apo ambiente publike e shtetërore.

Gjithashtu, këtu futen: bustet, skulpturat, monumentet që vendosen në vende të ndryshme dhe kjo i përngjason kohës së injorancës që vendosnin idhujt dhe i adhuronin ato.

Argumentet që dëshmojnë për ndalimin e këtyre që përmendëm më lart janë të shumta dhe shumë kërcënuese, po përmendim disa prej tyre:
 1. Transmetohet nga Aishja -radiAllahu anha- se ajo kishte vendosur pa dashje një perde që kishte në të figurë, kur e pa atë Profeti -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- u zemërua dhe i ndryshoi fytyra dhe e hoqi perden pastaj tha: "O Aishe, poseduesit e këtyre figurave do të torturohen Ditën e Kiametit dhe do t'i thuhet atyre: "Ngjallini, jepuni jetë këtyre të cilët ju i keni krijuar" Transmeton Muslimi.

2.Transmetohet se Profeti -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- kur ka dërguar Aliun -radiAllahu anhu- në Taif (qytet afër Mekës) e ka porositur duke i thënë: "Dhe të mos lesh statujë, skulpturë pa i prishur" Transmeton Buhariu, Muslimi.  Kanë thënë dijetarët se këtu futen edhe fotografitë dhe pikturat që janë të varura. 

3.Transmeton Ebu Hurejra - radiAllahu anhu- se i Dërguari i Allahut -sal-lAllahu alejhi ue selem- ka thënë: "Më erdhi Xhibrili -paqja qoftë mbi te- dhe më tha: ‘Të erdha mbrëmë dhe nuk më ndaloi asgjë që të futem vetëm se në derë kishte figurë dhe ajo ishte një perde që kishte në të figurë dhe ishte e varur në derë.’ Dhe Xhibrili e urdhëroi Profetin -sal-lAllahu alejhi ue selem- që ti hiqet koka figurës..." Transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesai dhe Ibn Maxheh dhe e ka saktësuar këtë hadith shejh Albani -Allahu e mëshiroftë-.

4. Ka thënë i Dërguari i Allahut -sal-lAllahu alejhi ue selem-: "Nuk futen melaiket në atë shtëpi që ka në të figura dhe qen." Transmeton Buhariu, Muslimi.
Nga hadithet shihet qartë që nuk lejohet varja e fotografive apo vendosja e busteve, skulpturave, sepse kjo çon në adhurimin dhe shenjtërimin e tyre dhe feja islame ka ardhur me prerjen e së keqes që në rrënjë dhe mbylljen e çdo rruge që të çon në idhujtari.

Gjithashtu, varja e këtyre figurave dhe fotografive ndalon hyrjen e melaikeve në atë shtëpi dhe ndihmon në futjen e shejtaneve dhe xhinëve derisa të bëhet vendbanim për ta. Kjo gjithashtu është mosbindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit te Tij -sal-lAllahu alejhi ue selam- ndërkohë që Allahu i Lartësuar urdhëron në suren Ahzab për t'u bindur Atij dhe të Dërguarit të Tij. Thotë Allahu: 

"Nuk është as për besimtarin dhe as për besimtaren kur Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë vendosur për një çështje; që ata të kenë zgjedhje tjetër në vendimin e tyre. Dhe kushdo që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij ai ka humbur në një humbje te qartë" El-Ahzab, 36.

Gjithashtu, thotë Allahu në Kuran:

"Le të kenë kujdes ata të cilët nuk pajtohen me urdhrin e tëDërguarit (sunetin e tij, rrugën e tij, zbatimin e urdhrave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij) që të mos t'i kaplojë ata ndonjë fitne (mosbesim, sprovë, vështirësi ose fatkeqësi, termet, vrasje, nënshtrim nga tiranët etj..) ose t'u jepet atyre një ndëshkim i dhimbshëm" En-Nur, 63.

Allahu e din më së miri. Lus Allahun që të na tregojë të vërtetën dhe të na furnizojë ndjekjen e saj dhe të na tregojë të kotën dhe të na shmangë prej saj!

Hariz Allkoçi

Burimijetes.com

08.05.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);