All for Joomla All for Webmasters

NAMAZI JASHTE KOHES PA ASNJE ARSYETIM

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: Selam alejkum! Sa i perket namazeve kada qe jane lene pa asnje arsyetim, a duhet te falet apo jo ?Me leximin e hanefive thone qe duhet te falen gjitha namazet kaza qe jane lene, kurse ka dhe nje thenie tjeter se ai qe ka lene namazin ka qene kafir derisa eshte kthyer ne besim. Atehere ku llogaritet se nuk duhet te falen namazet kaza. Kam nevoje per argumente nga Kurani dhe Sunneti. Ju faleminderit. Allahu ju shperblefte!

 

Përgjigje: Alejkum selam! Adhurimet janë dy llojesh:

1. Adhurim, koha e të cilit nuk është e caktuar, që do të thotë se mund të kryhet në çdo kohë.
2. Adhurim, koha e të cilit është e përcaktuar. I këtij lloji është namazi.

Allahu i lartësuar e ka urdhëruar faljen e namazit në kohën e tij: "…Vërtet namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar." Nisa, 103.

Ndërsa nga Suneti ka argumente të shumta, prej tyre është falja pas të parëve të cilët vonojnë namazin, të falet në kohë, pastaj të falet me prijësit nafile. Hadithi lidhur me të është i njohur.

Po kështu, namazi në rastin e luftës është urdhëruar të falet në kohë. Po të ishte e lejuar kryerja e tij pas daljes së kohës do të lejohej në këtë rast.

Po kështu, fjala e Profetit, alejhi selam, lidhur me namazin e ikindisë: “Kujt i ikën namazi i ikindisë, i është asgjësuar vepra."

Po kështu, është rasti i gruas me menstruacione, ajo nuk i kryen namazet, për arsye se namazi falet vetëm në kohën e caktuar për të.

Ka përjashtim kur e harron ose je në gjumë, atëherë falesh kur të del gjumi ose kur të kujtohet, pasi kjo konsiderohet edhe koha e tij.

Ndërsa për namazin e lënë qëllimisht, lënësi duhet të pendohet dhe të shtoj nafile.

Allahu e di më së miri.

Azem Bardhoshi

Burimijetes.com

16.05.2009

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);