Pyetje: Selamu alejkum, Allahu ju shperblefte per mundesine qe na jepni me ane te ketij siti qe te arrijme te mesojme dhe njekohesisht te sqarojme dyshimet qe kemi ne gjera qe i dime. Desha te dija se cfare gjykimi ka ne islam xhelabija eshte synet - tradite apo thjesht veshje e saudianeve? Allahu ju shperblefte dhe ju dhente vazhdimesi ne kete pune qe keni marre persiper!
Përgjigje: Falenderimet i takojnë Allahut, mëshira dhe paqja e Tij janë për Profetin Muhamed (alejhi salatu ue selam) dhe të gjithë pasuesit e tij.
Xhelabija është synet dhe nga rrobat që i pëlqenin Profetit (alejhi salatu ue selam). Umu Seleme (radij Allahu anha) ka thënë: “Xhelabija (el-kamis) ishte nga rrobat më të dashura të Profetit (alehji salatu ue selam)” (Tirmidhiu, saktësoi Albani)
Imam Sheukani në lidhje me këtë hadith ka thënë: “Hadithi tregon për pëlqimin e veshjes së xhelabijes. Kjo rrobë ishte më e dashur për të sepse e mbulonte më mirë auretin se sa izari (rroba në mes e poshtë) dhe ridaja (rroba në mes e sipër), të cilat kanë nevojë që të lidhen e të shtrëngohen.
Muslimani e ka si detyrë që të veshë rroba që i mbulojnë auretin e tij, duke iu përmbajtur rregullave të përgjithshme të fesë islame, pavarësisht se çfarë rrobe është ajo duke ditur që xhelabija është më e pëlqyeshmja e tyre. Por duhet të kemi kujdes që të mos kalojmë në ekstrem duke e konsideruar si diçka të detyrueshme, sepse është synet dhe jo vaxhib. Allahu e di më së miri.
Irfan Tota
Burimijetes.com
16.05.2009