MASTURBOJ EDHE PSE S'ME BEN MIRE

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: Te nderuar, kam nje problem i cili me vret. E bej masturbimin edhe pse e shoh se nuk me ben mire. Kur dal per nevoje te madhe, me del sperma pa patur kontakt me epshin, dhe gjithashtu me del sperma pa pasur kontakt me epsh pas 4 ose 5 diteve. Nese me rekomandoni dicka do e pranoja me mirenjohje. Allahu ju shperblefte! (Amin)

 

Përgjigje: Ue alejkumus-selam!

Vëlla musliman! Ky zakon nëse veprohet shpesh, shkakton dëme trupore dhe psikologjike. Ndoshta pas martese shkakton moskënaqësi të plotë me bashkëshorten si dhe dobësi në ngritjen e organit, ndoshta edhe pas njëfarë kohe martese mund t'i largohet.

Prandaj, mënyra më e mirë për ruajtjen e trupave dhe logjikës sonë nga sëmundjet, është ndalimi nga kërkimi i kënaqësisë seksuale para martese e çfardolloj forme qoftë.

Pastaj, të kemi parasysh se kur njeriu i dorëzohet epshit të tij, kjo shkakton humbjen e vullnetit dhe personalitetit tënd që bazohet në forcë dhe vullnet.

Nga gjërat që forcojnë personalitetin është frenimi i dëshirave epshore. Ndoshta në fillim të duket e vështirë, mirëpo duke e mësuar veten me frenim, kjo bëhet e lehtë.

Pra, në një situatë të tillë ju duhet të keni kurajon, fuqinë morale dhe shpirtërore për ta mposhtur këtë dëshirë të keqe.

Të ketë parasysh, ai i cili është sprovuar me këtë të keqe, që të largohet nga gjithçka që i nxit ndjenjat seksuale, qofshin biseda apo pamje që nxisin ndjenja të tilla.

Përsa i përket çështjes së daljes së spermës pas kryerjes së nevojës pas 4 ose 5 ditësh, kjo nuk ka asnjë problem dhe as nuk obligohesh me diçka nga kjo dalje sperme pa vullnet.

Allahu e di më së miri.

Burimijetes.com

Azem Bardhoshi

Publikimi i parë: 12.05.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);