All for Joomla All for Webmasters

PERMENDJA E ALLAHUT NE MOMENTE TE VESHTIRA

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: Selam alejkum! Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi Muhamedin a.s. Pyetja ime eshte: Kam bere ndeshje me makine dhe e kam humbur vetëdijen, se me kishte dal gjaku ne koke, por kur me ka ardhur vetedija fjala e pare qe kam thene ishte “la ilahe il Allah”, a eshte shenje e mire kjo?

Pyetja tjeter: Babi me ka vdekur nga sulmi qe kishte ne tru. Ishte i shtrire ne spital pa vetëdije, por binte shehadet ne ato dite. Cfare mund te na thoni per keto pyetje? Allahu ju shperblefte per punen qe po e beni.

 

PërgjigjeUe alejkumus-selam!

Vëlla musliman! Përmendja e Allahut në raste vështirësie është shenjë e mirë, sepse fatkeqësitë që e kthejnë njeriun te Zoti i tij, kthehen në mirësi. Pastaj njerëzit në rastet e vështirësive u drejtohen atyre prej të cilëve shpresojnë ndihmë dhe shmangin të keqen. Ndaj shumë njerëz kur bien në vështirësi i drejtohen varreve, teqeve, tyrbeve, të ashtu quajturat vende të mira, ose nuk i bie në mendje Zoti, po direkt kujton mjekun dhe tek ai i varr shpresat. Ndërsa besimtari i sinqertë në situata të tilla direkt kujton Allahun dhe vetëm prej Tij shpreson. Nuk ka dyshim se kjo është shenjë e mirë. Po kështu atë që përmendje për babanë tënd Allahu e mëshiroftë është shenjë e mirë për të. E lus Allahun që neve të na e marrë shpirtin duke thënë fjalën e dëshmisë!

Azem Bardhoshi

Burimijetes.com

Publikimi i parë: 09.05.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);