All for Joomla All for Webmasters

A DUHET TE QUHEMI SELEFISTA?

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: SELAMU ALEJKUM. KISHA NJE PYETJE PERSA I PERKET SELEFIZMIT.A DUHET NE QE TE QUHEMI SELEFISTA EDHE A E QUAJNE VETEN DIJETARET SELEFISTA APO THJESHT MJAFTON QE NE TE THEMI QE JEMI NDJEKES TE SYNETIT DHE XHEMATIT.ALLAHU JUA SHPERBLEFTE PER DURIMIN.

 

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.

Para se t’i përgjigjemi pyetjes është mirë të flasim pak përsa i përket termit selefi. Kuptimi gjuhësor i termit “selefi” do të thotë: paraardhës të mirë. Të gjithë ata që të kanë kaluar ty dhe kanë qenë me besim dhe moral të mirë janë selefijë për ty. Transmetohet se Profeti –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- i ka thënë Fatimes –radi Allahu anha- : “Unë jam selefi (paraardhësi) më i mirë për ty” (Transmeton Muslimi)

Ndërsa përkufizimi fetar është: “Rruga e Profetit –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- dhe të sahabëve si dhe të gjithë ata që i pasojnë me të mirë deri në Ditën e Gjykimit”

Të njëjtën gjë ka thënë edhe Shejh Albani –Allahu e mëshiroftë- : “Selefizmi është ndjekja e Kuranit dhe Sunetit në kuptimin e selefëve”. Dhe kjo do të thotë referimi i të gjitha çështjeve (shkencore dhe veprore) në Kuran, në sunnetin e Profetit- sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem- dhe në konsensusin e të parëve të sinqertë të këtij umeti. E në këtë rrugë kanë vazhduar tre gjeneratat e para: gjenerata e Profetit, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, ata që kanë ardhur pas tij dhe ata që kanë ardhur pas tyre, duke madhëruar sunnetin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sunnetin e halifeve të drejtë, duke i dashur ata që pasojnë sunnetin dhe duke u larguar nga bidatet dhe gjërat e shpikura që mund të kenë lidhje me besimin, veprat dhe dijen. Duke u përpjekur për të pastruar diturinë dhe veprat e njerëzve nga këto bidate dhe kthimi i zhvillimit të jetës së tyre në atë rrugë në të cilën ka qenë Profeti- sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem- dhe shokët e tij, në fenë dhe udhëzimin e vërtetë.

Rreth gjykimit të emërtimit selefi

Nëse kihet për qëllim të qenët pasues të Profetit –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- , të sahabëve, tabiijnëve dhe atyre që i ndoqën ata në besim, punë, moral, kjo është detyrë, ndërsa nëse ka për qëllim thjesht të emërtuarit selefi themi se kjo lejohet. Kur është pyetur Shejh Ibn Bazi –Allahu e mëshiroftë- për këtë ka thënë: “Nëse është vërtetë ashtu siç thotë (selefi) s’ka gjë nëse thotë që unë jam selefi”

Thotë Shejhul- Islam Ibn Tejmijeh –Allahu e mëshiroftë-: “Nuk është gabim për atë që shfaq dashamirësinë për shkollën e selefëve dhe e quan veten prej saj dhe krenohet me të…” Mexhmuatul -Fetaua (4/149)

Nuk është selefizmi parti apo grup, siç pretendojnë disa prej njerëzve duke futur dhe nxjerrë njerëzit sipas epsheve të tyre nga selefizmi, por selefizmi është fjalë me kuptim të gjerë sikurse u përmend më lart.

Nuk ka ndryshim mes emërtimit selefi dhe ehli suneti ue xhemaah, ashtu siç thotë shejh Ibn Uthejmini –Allahu e mëshiroftë- : “Ehli suneti dhe xhemaati janë selefijë në besim dhe ai i cili vjen pas tyre deri në Ditën e Gjykimit nëse është në rrugën e Profetit –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- dhe të shokëve të Tij ai është selefij” Përderisa nuk ka ndryshim mes termit selefi dhe Ehli suneti dhe xhemaah mjafton që të thuash jam pasues i ehli sunetit dhe xhematit.

Në përgjithësi dijetarët nuk e quajnë veten selefij, përsa i përket thjesht si emërtim, sepse e shikojnë këtë si lavdërim dhe ngritje të vetes së tyre dhe Allahu thotë në Kuran:

“Mos i lavdëroni (pastroni) vetvetet tuaja. Ai e njeh mirë atë i cili i frikësohet Atij dhe ai i cili e plotëson detyrimin ndaj Tij”. En- Nexhm , 32

Duke bërë të qartë që nuk është e rëndësishme thjesht emërtimi që unë jam selefij, por e rëndësishme është besimi dhe vepra e muslimanit, sepse mund të kemi njerëz që e quajnë veten selefij dhe me keqardhje ata e shëmtojnë figurën e selefizmit me sjelljet dhe moralin e tyre dhe këta në të vërtetë janë shumë larg selefizmit. Dhe mund të ketë njerëz të tjerë që nuk e quajnë veten selefij (thjesht si emërtim), por mund të jenë më të mirë në vepra dhe sjellje sesa ata që e quajnë veten selefij.

Lus Allahun që të na i përmirësojë gjendjet tona dhe të na bëjë prej atyre që punojnë me Kuranin dhe Sunnetin.

Allahu e din më së miri.

Hariz Allkoçi

Burimijetes.com

Publikimi i parë: 25.05.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);