All for Joomla All for Webmasters

A KA NDONJE MATJE TE SAKTE KOHORE QE NGA FILLIMI E DERI SOT?

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: Selamun alejkum. Allahu ju shperbleft, se pari kerkoj ndjes nese pytja ime eshte jo e mire por Allahu e din me se miri. Deshta te di a ka ndoje matje kohore prej se eshte kurdis kjo dunja? A thua sa miliona apo miliarda vjet kan kalu deri me sot?

 

Përgjigje: Alejkum selam! Jo çdo pyetje qe nuk ka përgjigje nga njerëzit është në vetvete e keqe, sahabët e kane pyetur Profetin, alejhi selam, për kaderin, i cili është një çështje e fshehte e Allahut dhe do te ngelet enigmatik per njerezit ne kete bote, ata e kane pyetur per Diten e Kiametit se kur ajo do te behet, nderkohe qe kete vetem Allahu e di,... etj. Keshtu qe pyetja juaj nuk eshte aspak me e madhe apo me e habitshme sesa keto pyetje.

Per sa i perket pergjigjes nga ana fetare nuk ka ndonje argument as nga Kurani dhe as nga hadithet e Profetit, alejhi selam, me aq sa dihet, se sa eshte e gjate periudha kohore e jetes ne kete bote qe nga krijimi i Ademi apo edhe me pare dhe deri me sot.

Ka disa percaktime te ehli kitabit (çifutet dhe te krishteret) te cilet duke u bazuar ne librat e tyre thone se kjo bote ka mbi gjashte mije (6000) vjet qe eshte krjuar, por duke ditur se librat e tyre jane deformuar dhe kane mjaft pasaktesi ne to, madje edhe persa i perket kesaj perllogaritje kohore, ndaj ato nuk jane per t’u marre per baze.

Ndersa shkenca e gjeologjise pretendon se kjo toke ka rreth pese miliard vjet qe eshte krijuar....
Gjithsesi, nuk kemi ndonje dije te sakte se sa kohe ka kjo bote qe eshte krijuar dhe nuk e dime po ashtu se kur do te marre fund. Gjithsesi nese nje gje e tille do te kishte rendesi fetare Allahu do te na tregonte, dhe nuk do te na e kishte lene te fshehte.

Ajo çka eshte me e rendesishme ne historine e kesaj bote eshte sesi njerezit kane jetuar, kane besuar apo mohuar, mesimet qe nxirren nga kjo histori e gjate e botes tone dhe te cilat ne na interesojne me shume se gjerat e tjera, jane te pasqyruara ne Librin e Zotit dhe Traditen e Profetit, alejhi selam.


Allahu alem – Allahu e di me mire.

Justinian Topulli

Burimijetes.com

Publikimi i pare: 31.05.2009


   

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);