Pyetje: Selam alejkum. Në një libër "Normat e sjelljes në islam" që ka një diamant në kapak thuhet se është e urryer të ngrënit mbështetur. Pyetja ime është: Si t'ia bëj kur ha ulur në karrige me mbështetëse, ose kur ha ulur në kolltuk me mbështetëse sepse kurrizi në mënyrë të pa shmangshme e prek mbështetësen e karriges ose kolltukut? Përveç kësaj ndihesh shumë më komod kur mbështetesh sidomos kur je i lodhur. E çfarë mund të thuhet për ata që janë të moshuar dhe mezi kanë fuqi të qëndrojnë ulur? Po ata?
Përgjigje: Ue alejkum selam!
Vëlla i nderuar, çështja nuk është ashtu siç e keni kuptuar ju.
Fjala mekruh d.m.th: është e pa pëlqyer dhe jo e ndaluar, pra nuk preferohet dhe kjo dispozitë bie kur njeriu është i pamundur, pra nuk ka mundësi.
Fjala "i mbeshtetur" nuk ka për qëllim mbështetjen në karrige apo të ngjashme, por bëhet fjalë për mbështetjen e cila është më afër shtrirjes se uljes, e cila nuk bëhet për shkak të pamundësisë, por si shkak i mendjemadhësisë dhe fodullëkut.
Bledar T. Haxhiu
05.01.2021