All for Joomla All for Webmasters

Në çfarë orari dhe si falet namazi i istikharës?

. Posted in FETVA.

Pin It

namazi istiharesPyetje: Doja te dija kur duhet te bej namazin e istihares, orarin dhe si?

 

Përgjigje: Namazi i istikharës, nuk ka kohë të caktuar dhe as formë të ndryshme nga namazi i zakonshëm. Pra, atë mund ta falësh kur të duash me përjashtim të kohëve të ndaluara (kur lind dielli, kur është në zenit/kupë të qiellit dhe perëndim), si dhe kryhet dy rekate, njësoj si namazet sunete, me përjashtim se tek etehijatu dhe para se të japësh selam thua këtë lutje.

Allahumme ini estekhiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike, ue es'eluke min fadlikel adhim. Fe ineke takdiru ue la akdiru, ue ta'lemu ue la a'lemu, ue ente 'alamul gujub. Allahumme, in kunte ta'lamu ene hadhel emru (emërton ketu nevojën tënde) hajrun li fi dini ue ma'ashi ue akibeti emri ue 'axhilihi ue axhilihi fekdirhu li ue jesirhu li thume barik li fihi.

Ue in kunte ta'lemu ene hadhel emru sherrun li fi dini ue me'ashi ue akibeti emri ue 'axhilihi ue axhilihi fasrifhu ani uesrifni anhu ue ekdir li el hajre hajthu kane thuma erdini bihi"

(Shqip)

" O Zot, me diturinë Tënde kërkoj hajrin! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm, e unë jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat.

O Zot, nëse kjo punë e imja (emëron këtu dëshirën, hallin, etj) është hajr për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko.

E nëse kjo pune është e dëmshme për fenë dhe jetën time , për të tashmen dhe të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hajrin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të."

 

Bledar T. Haxhiu

05.01.2021

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2020 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);