All for Joomla All for Webmasters

A pranohet ky abdes?

. Posted in FETVA.

Pin It

urinaPyetje: Mirdita Hoxhë, faleminderit shumë per keto këshilla te bukura dhe Zoti qofte i kënaqur me ju. E kam edhe une një pyetje per Ju Hoxhe dhe ju lutem që te me pegjigjeni.

Hoxhe jam nje djale 20 vjet kam probleme me urinen. Ka shume raste marr abdes 1 here 2 here ndodh 3 here po s'mundem me e mbajt, pikon veç nje pike urine. A pranohet ky abdes? A keni ndonje shpjegim per kete situate?

 

Përgjigje: Selamu alejkum ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Nga kushtet e namazit është qenia e besimtarit i pastër dhe me abdes. Rasti në fjalë: djali pastrohet dhe merr abdes, por ka probleme me urinën, dijetarët e kanë trajtuar tek njerëzit e sëmurë me pikimin e vazhdueshëm të urinës.

Në këto raste, kur njeriu është i sprovuar me rrjedhje dhe pikim të vazhdueshëm të urinës, ai duhet të pastrohet mirë nëse ka shkuar në banjo, në raste të tilla mund të vendosë ndonjë kartopecetë, në mënyrë që të mos bëhen të mbathurat pis me urinë, por këshillohet që ta spërkasë me pak ujë vendin e mbathjeve pranë organit (kjo në mënyrë që t'i largohen vesveset dhe të jetë si një mënyrë pastrimi); të marrë abdes menjëherë sapo të hyjë koha (kur thirret ezani dhe jo më parë) dhe më pas të falë farzin e kohës dhe namazet synete të lidhura me këtë farz.

Pra duhet të marrë për çdo namaz abdes të ri dhe më pas të falet dhe të mos e angazhojë veten me mendimet rreth urinës, në mënyrë që të mos i kthehet në vesves.

Allahu e di më mirë.

 

Bledar T. Haxhiu

05.01.2021

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2020 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);