Pyetje: A lejohet të zbukurohet shtëpia me rastin e Ramazanit?
Përgjigje: Nuk shikojmë ndonjë pengesë për zbukurimet që bëhen si shprehje gëzimi me ardhjen e muajit të Ramazanit, por duhet të kemi kujdes tek veprimet e mëposhtme:
- Të mos mendojnë se ky veprim, zbukurimi, është një lloj adhurimi.
- Të mos shpërdorohen shuma parash të mëdha për këto zbukurime.
- Këto zbukurime duhet të mos kenë brenda tyre foto të krijesave me shpirt, apo vegla muzikore.
- Këto zbukurime nuk duhet të bëhen në xhami sepse u tërheqin vëmendjen njerëzve kur falen.
Përshtati: Irfan Tota
Burimi: https://islamqa.info