TË VËRTETUARIT E HYRJES SË RAMAZANIT
Vërtetimi i hyrjes së muajit të Ramazanit bëhet nëpërmjet shikimit të Hënës apo të plotësimit të muajit Shaban d.m.th, tridhjetë ditë të plota. Obligohet ai i cili e sheh Hënën apo paralajmërohet nga dikush tjetër i sigurt, që të fillojë agjërimin.
Thotë Pejgamberi alejhi selam: “Agjëroni me shikimin e Hënës dhe hani (përfundoni) me shikimin e saj. Nëse paralajmëron një musliman moshërritur, i mençur dhe i sigurt në lajmin e tij se e ka parë Hënën me sytë e tij, veprohet sipas lajmit të tij.
"70 çështje rreth agjërimit", El Uthejmin
Burimi i Jetës
09.05.2018