Kush obligohet me agjërim?

. Posted in Agjerimi.

Pin It
  1. agjerimKUSH OBLIGOHET ME AGJËRIM


-Agjërimi i Ramazanit është detyrë e obligueshme për çdo musliman, moshërritur, vendas, i shëndoshë dhe ata që janë të liruar nga pengesat si hajzi, nifasi etj… Mosha e pubertetit arrihet me ndonjërën prej këtyre tri gjërave: shpërthimi i spermës, shfaqja e qimeve dhe plotësimi i moshës 15 vjeçare, ndërsa tek femrat paraqitet një dukuri që është cikli menstrual dhe ajo obligohet me agjërim edhe nëse është më e re se 10 vjeçare.


11. Urdhërohet fëmija me agjërim në moshën 7 vjeçare nëse e përballon atë. Disa nga dijetarët kanë përmendur nëpër librat e tyre se qortohet në moshën 10 vjeçare nëse e lë agjërimin.


Shpërblimi i agjërimit të fëmijëve u arrin edhe prindërve për shkak të edukimit të tyre në agjërim dhe udhëzim në të mirë. Transmetohet nga Rebi’ bint Mua’vidh se ka thënë: “I mësonim fëmijët tanë në agjërim dhe bënim lodra nga leshi, e kur qante ndonjëri prej tyre për ushqim, u dhuronim atyre ato lodra që të harroheshin deri sa të vinte koha e iftarit“.(Buhariu)


-Disa prej njerëzve janë të pakujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre rreth çështjes së agjërimit. Ndodh që fëmija agjëron ngase euforia e stimulon edhe atë që t'i bashkëngjitet familjes së tij. Fëmija e përballon agjërimin, mirëpo babai i tij apo nëna e urdhërojnë që të hajë duke pas mëshirë për të, e nuk e dinë ata se mëshirë e vërtetë është edukimi i tyre në adhurim, sikurse thotë Allahu i lartësuar: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim, 6)


-Gjithashtu duhet të kemi kujdes për vajzën tonë, që posa ka hyrë në pubertet, të agjërojë dhe njëherazi të kompensojë ditët gjatë ciklit menstrual, (ngase gjatë kësaj periudhe ndalohet agjërimi).


12. Nëse nje kafir (jobesimtar) e pranon Islamin apo fëmija e arrin moshën e pubertetit apo një mexhnun ( i marrë) i cili ka ardhur në vete gjatë ditës, atëherë obligohet të agjërojë prej atij momenti dhe nuk obligohet kompensimi i pjesës së kaluar të muajit, ngase në atë kohë nuk ishte obligim agjërimi për të.


13. Menxhnuni (i marri) që për të lapsi nuk llogarit, nëse nganjëherë vjen në vete, atëherë obligohet me agjërim gjatë gjendjes së tij normale. E nëse gjatë ditës e kaplon sëmundja (bëhet i marrë) e pas pak qetësohet, agjërimi i tij nuk është i prishur, sikurse t'i bjerë të fiktë, ngase ai kur ka vendosur të agjërojë ka qenë mentalisht mirë (Mexhalis Shehrun Ramadan li Ibni Uthejmin) e njëjta gjë është edhe me ata të cilët janë të sëmurë nga xhinët.


14. Ai i cili vdes gjatë muajit të Ramazanit, nuk obligohen me asgjë miqtë e tij për pjesën e mbetur të muajit.


15. Ai i cili nuk ka njohuri rreth agjërimit të muajit të Ramazanit apo nuk e di se ushqimi apo marrëdhëniet seksuale janë të ndaluara, shumica e dijetarëve mendojnë se arsyetohet personi i tillë, mirëpo duhet te kemi kujdes se arsyetohet sikurse ai i cili është i ri në Islam apo ai i cili jeton në mesin e jobesimtarëve etj…


Ndërsa ai i cili jeton në mjediset muslimane dhe ka mundësi të pyesë dhe të mësojë, atëherë ky person nuk arsyetohet.

 

"70 çështje rreth agjërimit", El Uthejmin

Burimi i Jetës

11.05.2018

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);