Mirësia e agjërimit të 6 ditëve të sheualit

. Posted in Agjerimi.

Pin It

6 ditetAgjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheual pas agjërimit të detyrueshëm të Ramazanit është sunet dhe jo uaxhib.

Rekomandohet që muslimani të agjërojë gjashtë ditë të sheualit, pasi në këtë ka mirësi të madhe dhe një shpërblim të pafund.

Kushdo që agjëron këto gjashtë ditë do të ketë ( të regjistruar për të) një shpërblim sikur të kishte agjëruar një vit të tërë, siç është transmetuar në një hadith sahih nga Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

Ebu Ejub (radijAllahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Kushdo që agjëron Ramazanin dhe pastaj e ndjek (e përcjell) atë me gjashtë ditë të Sheualit, llogaritet sikur të ketë agjëruar tërë kohën.” Muslimi, Ebu Dauud, Tirmidhi, Nesa'i dhe Ibn Maxheh.

Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e shpjegoi këtë kur tha: "Kushdo që agjëron gjashtë ditë pas (Bajramit) el-Fitr ka plotësuar vitin: (kushdo që bën një vepër të mirë ai do të ketë dhjetë të mira si ajo)."

Sipas një transmetimi tjetër: "Allahu ka bërë për secilën (të mirë) dhjetë të mira si ajo, kështu që një muaj është si agjërimi dhjetë muaj dhe agjërimi i gjashtë ditëve e përfundon këtë vit." Nesa'i dhe Ibn Maxheh. Sahih et-Terghib ue et-Terhib, 1/421.

Gjithashtu, është transmetuar nga Ibn Khuzejme me fjalët: "Agjërimi i muajit të Ramazanit sjell shpërblimin prej dhjetë të mirave sikur ai. Agjërimi për gjashtë ditë sjell shpërblimin prej dy muajsh, dhe ky është agjërimi i gjithë vitit".

Fukahatë Hanbeli dhe Shafii kanë shpjeguar se agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit pas agjërimit të Ramazanit e bën agjëruesin si dikush që të ketë agjëruar për një vit të tërë të agjërimeve të detyrueshme, sepse shtimi i shpërblimit vlen edhe për agjërimet nafile, ngase çdo e mirë sjell shpërblim prej dhjetë si ajo.

Një tjetër dobi nga agjërimi i gjashtë ditëve të Sheual-it është se plotëson çdo mangësi të agjërimit të detyrueshëm të Ramazanit, sepse askush nuk është i lirë prej të metave ose gabimeve që kanë një efekt negativ në agjërimin e tij. Në Ditën e Ringjalljes, disa nga veprat e tij nafile (vullnetare) do të merren për të kompensuar të metat (mangësitë) në veprat e tij të detyrueshme, siç ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):

"Gjëja e parë për të cilin robi do të merret në llogari nga veprat e tij në Ditën e Gjykimit është: namazi. Nëse namazi i tij është në rregull, ai ka shpëtuar dhe ka korrur sukses. E nëse namazi i tij nuk është i plotë (ka mangësi), Zoti do të thotë: "Shikoni! A ka robi im namaze nafile (vullnetare)?" Kështu, do t'i plotësohen farzet që i ka të mangëta. Pastaj, të gjitha veprat e tij do të trajtohen në mënyrë të ngjashme." Transmetuar nga Ebu Daud.

Dhe Allahu e di më së miri.

 

Burimi i Jetës

18.06.2018

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);