
-Arritja e Ramazanit eshte miresi e madhe-
Prej urtesise se Allahut te Lartesuar dhe meshires se Tij ndaj robeve te Tij eshte se Ai ka bere per ta sezone te hajrit (miresise) qe u perseriten atyre. E kjo, ne menyre qe ata te behen aktive ne bindjen ndaj Allahut te Lartesuar dhe t'u shtohen shperblimet ne to.
E prej tyre -sezoneve- eshte "Muaji i Ramazanit në të cilin u shpall Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)’’. El-Bekare: 185
Prandaj une e nxise veten time dhe vellezerit e mi musliman qe ta shfrytezojne kete rast te volitshem me berjen e veprave te mira qe te afrojne tek Allahu i Lartesuar dhe me largimin nga mekatet.
Une i paralajmeroje vellezerit e mi muslimane nga renia ne mekate ne kete muaj te begate, nga lenia e detyrave qe Allahu i Lartesuar i ka ngarkuar ata dhe nga berja e gjerave qe Allahu i Lartesuar ua ka ndaluar atyre.
Po ashtu ua terheq verejtjen vellezerve tane -e ne veçanti te rinjve nga burrat dhe grate- nga bredhja lart e poshte neper tregje diten apo naten, porpos rasteve kur kjo eshte e nevojshme.
Lus Allahun e Lartmadheruar qe te na bej te gjitheve prej atyre qe e agjerojne kete muaj te begate dhe falen ne te (namazin e teravive) me besim e duke llogaritur shperblimin dhe te na shkruaj shperblimin (per kete)! Vertet, Ai eshte i Plotfuqishem per çdo gje!
Shejh Iben Uthejmini (Allahu e meshirofte!) ne "Fetaua Suval alal-Hatif"