SHTYLLAT E A G J Ë R I M I T

. Posted in Agjerimi.

Pin It

Agjërimi ka dy shtylla ose elemente bazë që duhet të plotësohen që ai të konsiderohet i vlefshëm.

1. Qëllimi:Allahu i Lartësuar thotë:

"Ata nuk ishin të urdhëruar me gjë tjetër, veçse të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë."(El-Bejine, 5)

Profeti -alejhi salatu ue selam- thotë:

"Veprat janë sipas qëllimit dhe secilit i takon ajo që ka pasur për qëllim."

2. Ndalimi nga ato gjëra që e prishin agjërimin nga agimi deri në perëndim të Diellit.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Tani e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar Allahu dhe hani e pini derisa të dalloni perin e bardhë nga ai i ziu në agim. Pastaj agjëroni deri kur të bjerë nata."(El-Bekare,187)

Burimi Jetës

05.06.2016

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);