NDARJA DHE BURIMET E FIKHUT (LEGJISLACIONIT ISLAM)

. Posted in Rregulla Fikhu.

Pin It
 

Më lartë qartësuam se Fikhu është shkenca e cila studion ligjet praktike Islame që burojnë nga shpallja e cila i është zbritur Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).

Dijetarët, kur shkruajnë rreth kësaj shkence, në librat e tyre dallojnë në mënyrën se si e bëjnë ndarjen e tematikave që shtjellohen aty. Më e përgjithshmëja është që ndarja të bëhet në dy pjesë:

 

1. Kismu IbadatPjesa e ceremonive fetare (adhurimeve)[1].

2. Kismu Muamelat - Pjesa rreth rregullave ndërnjerëzore (kodi i së drejtës qytetare)[2].

 

Burimet e Fikhut (Legjislacionit Islam)

 

Me burimet e fikhut e kemi për qëllim argumentet në të cilat mbështetet Sheriati dhe nga të cilat nxirren dispozitat islame. Ato janë:

 

1. Kurani.

2. Suneti.

3. Ixhmaja(Dakordimi i muxhtehidëve të një kohe nga populli i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) për një çështje legjitime.

4. Kijasi(Analogjia).

 

Alaudin Abazi

Burimijetes.com

15.02.2014



[1]Në këtë pjesë hynë:

-Kapitulli i pastërtisë.

-Namazi.                                                 -Betimet dhe zotimet.

-Agjërimi.                                               -Dispozitat e xhamisë.

-Zekati.                                                  -Xhihadi.

-Haxhi dhe Umreja.                                 -Ushqimet dhe pijet

-Rregullat e gjuetisë dhe therjes.              Për më gjerësisht shih: “Historia e Fikhut”, Eshkar, 25-28.

 

[2]Në këtë pjesë hynë:

-Martesa dhe divorci.

-Kodi penal.

-E drejta procedurale.

-Shitblerja dhe kontratave të tjera.

-Trashëgimia dhe testamenti, etj. Për më gjerësisht shih: “Historia e Fikhut”, Eshkar, 27-30.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);