NDARJA E DISPOZITAVE OBLIGUESE TE DIJETARËT HANEFI

. Posted in Rregulla Fikhu.

Pin It

 

Ndarja e dispozitave obliguese në këto pesë kategori ose lloje është ndarje e shumicës së dijetarve, kurse usulistët Hanefi ndarjen e këtyre dispozitave e bëjnë në shtatë lloje. Ata veprat obligative (Vaxhibin) e ndajnë në dy lloje: Farz dhe Vaxhib.

  1. Farz:Ajo që e ka kërkuar Ligjdhënësi të veprohet në mënyrë të prerë, me argument të vërtetuar, të prerë dhe të veçantë si: namazi, zekati, haxhi, etj.
  2. Vaxhib: Ajo që Ligjdhënësi e ka kërkuar të veprohet në mënyrë të prerë por argumenti nuk është i prerë dhe i drejtpërdrejtë[1]. Si p.sh.: Sadakatu fitri, leximi i Fatihasë në namaz, etj.

 

Kurse te dijetarët tjerë (xhumhuri) edhe farzi edhe vaxhibi tek ata është i njëjtë, prandaj ata i përdorin këto dy terme si sinonime, duke mos bërë dallim ndërmjet tyre.

 

Ulematë Hanefi gjithashtu edhe mekruhin e ndajnë në dy lloje:

 

  1. Mekruhi tahrimen: Ky është i njëjtë sikurse harami[2]; ajo që ka kërkuar Ligjdhënësi të mos veprohet në mënyrë të prerë, por me argument jo të prerë. Për këtë mund të sjellim shembullin ku dijetarët hanefi thonë se veshja e rrobave të mëndafshit për mashkullin është mekruh tahrimen.

 

  1. Mekruhi tenzihen:Ajo që ka kërkuar Ligjdhënësi të mos veprohet në mënyrë jo të prerë. Siç është agjërimi i ditës xhuma duke mos ia bashkangjitur një ditë para ose një ditë pas.

 

Ashtu siç sqaruam më lartë, ndarja e dispozitave obliguese që e bëjnë dijetarët Hanefi është kështu:

 

1. Farzi.

2. Vaxhibi.

3. Mesnuni.

4. Mubahi.

5. Mekruhi tahrimen.

6. Mekruhi tenzihen.

7. Harami. 

 

Ndarja e farzit:

 

Ato vendime të cilat janë obligative, pa marrë parasysh a janë vaxhibe apo farze, ato ndahen në dy kategori:

a)      Fard ajn(obligim individual), bërja e së cilës kërkohet nga çdo mukellef (i përgjegjshëm moralisht), i moshërritur dhe psiqikisht i shëndoshë. Shumica e këtyre vendimeve sheriatike hyjnë në këtë kategori. Si p.sh.: falja e namazit për secilin, agjërimi, haxhi, etj.

 

b)       Fard kifaje (obligim kolektiv), ekzekutimi i së cilës kërkohet nga shoqëria e përgjegjshme islame dhe jo prej secilit individ specifikisht; siç është falja e namazit të xhenazes, të mësuarit e degëve të ndryshme të diturisë së dobishme, të urdhëruarit në të mirë dhe ndalimi nga e keqja si dhe çështje tjera të ngjashme.

 

Alaudin Abazi

Burimijetes.com

16.04.2014

 

 


[1]Sikurse argumenti për ndonjë vaxhib të jetë me hadith ahad (hadithi i saktë që transmetohet vetëm me një rrugë të transmetimit)

[2]Prandaj Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhamedi (dy nxënësit e Ebu Hanifes) këtë lloj të mekruhit ia bashkangjesin haramit e nuk e konsiderojnë normë në vete.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);