Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Xhibrili alejhis selam erdhi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha:
–Ngrihu dhe falu! –Ai u ngrit dhe fali drekën në kohën kur Dielli e kaloi kupën e qiellit (në drejtim të perëndimit).
–Pastaj i erdhi në kohën e ikindisë dhe i tha:
–Ngrihu dhe falu!
–Ai u ngrit dhe e fali ikindinë kur hija e çdo trupi ishte sa vetë trupi.
–Pastaj i erdhi në kohën e akshamit dhe i tha:
–Ngrihu dhe falu! –Ai u ngrit dhe fali akshamin kur dielli u rrëzua (perëndoi).
–Pastaj i erdhi në kohën e jacisë dhe i tha:
–Ngrihu dhe falu! –Ai u ngrit dhe e fali jacinë kur humbi e kuqërremta e qiellit (nga ana e perëndimit).
–Pastaj erdhi në kohën e sabahut dhe i tha:
–Ngrihu dhe falu!
–Ai u ngrit dhe e fali sabahun kur ndriçoi agimi. Apo ka thënë: “Kur u përhap agimi.”
–Pastaj i erdhi të nesërmen për ta urdhëruar për faljen e drekës dhe i tha:
–Ngrihu dhe falu! –Ai u ngrit dhe e fali namazin e drekës kur hija e çdo trupi ishte sa lartësia e trupit.
–Pastaj i erdhi në kohën e ikindisë dhe i tha:
–Ngrihu dhe falu!
–Ai u ngrit dhe e fali ikindinë kur hija e çdo trupi ishte sa dyfishi i lartësisë së tij.
–Pastaj i erdhi në kohën e akshamit në të njëjtën kohë që i erdhi herën e parë, pa e shtyrë atë.
–Pastaj i erdhi për faljen e jacisë kur kaloi gjysma e natës. Ose ka thënë: “Një e treta e natës, dhe ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali jacinë.
–Pastaj i erdhi kur u zverdh shumë (në agim) dhe i tha:
–Ngrihu dhe falu! –Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngrit dhe fali sabahun.
–Pastaj i tha: Ndërmjet këtyre dy kohëve (të çdo namazi) ka kohë (apo është koha për faljen e atij namazi të asaj kohe).
E transmeton Ahmedi, Nesai dhe Tirnidhiu të ngjashëm me të. Ndërsa Buhariu ka thënë se ky është hadithi më i saktë për kohët e namazit.
Ndërsa Tirmidhiu ka nxjerë nga Ibën Abasi se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Xhibrili më priu dy herë në namaz, në Qabe…" dhe përmendi njësoj si hadithi i Xhabirit, por në transmetimin e këtij thuhet: "Herën e dytë u fal kur hija e çdo trupi ishte sa lartësia e tij", për kohën e ikindisë në ditën e djeshme (herën e parë). Pastaj thotë: "Pastaj fali namazin e jacisë kur kaloi një e treta e natës."
Në të gjithashtu thuhet: "Pastaj tha: -O Muhamed! Kjo është koha e namazit të pejgamberëve të cilët kanë qenë para teje dhe koha e namazit është e gjithë koha ndërmjet këtyre dy kohëve."
Tirmidhiu thotë: Ky hadith është hasen – i mirë.
Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"
Burimijetes.com
28.04.2011