I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
"Kur ndonjëri nga ju futet në xhami mos të ulet derisa të falë dy rekate."
Buhariu në "Koleksionin e haditheve autentike" (444) dhe (1163). Teksti është i tij.
Muslimi në "Koleksionin e haditheve autentike" (714) (69-70).
Jurisprudenca e hadithit:
- Obligueshmëria e faljes së dy rekateve kur futesh në xhami.
- Ky gjykim përfshin të gjitha xhamitë. Madje dhe Xhaminë e Shenjtë (Kaben). Përsa i përket hadithit "përshendetja e Shtëpisë (Kabes) është tavafi" ky nuk ka bazë.
- Në këtë gjykim nuk futen namazgjatë ku falet namazi xhenazes dhe i festave.
- Ky gjykim është i përgjithshëm në të gjitha kohët:
Dhe ditën e xhuma kur hatibi është duke mbajtur hutben. Bazuar në hadithin:
"Kur ndonjëri nga ju vjen ditën e xhuma dhe hatibi është duke ligjëruar, atëherë le të falë dy rekate dhe të shpejtojë në faljen e tyre."
Gabime që duhen përmirësuar:
1. Shumë prej namazlive kur futen në xhami ditën e xhuma dhe ezani është duke u thirrur ndërsa hatibi është në minber, presin mbarimin e ezanit pastaj i falin dy rekate.
E sakta:Ata duhet të falin dy rekate (tehijetul-mesxhid) në mënyrë që të jenë gati për dëgjimin e hutbes.
2. Hadithi i përhapur në gjuhët e njerëzve "Kur imami është duke ligjëruar nuk lejohet falja e namazit dhe as fjalët" nuk ka baze.
E sakta:Lejohet falja e dy rekateve në kohën kur futesh në xhami edhe nëse imami është duke mbajtur hutben.
"Zubdetul-efhami bifeuaidi umdetil-ahkami"
Përktheu: Unejs Sheme
Burimi Jetës
04.05.2016