SHITBLERJA (6)

. Posted in Shitblerja.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Mënyrat me të cilat realizohet shtirja në dorë i një malli

Për përcaktimin e mënyrës së shtirjes në dorë (marrjes) të një malli zakonisht mbështetesh në zakonet, kjo sepse ndryshon shtirja në dorë e një malli nga një mall tjetër. P.sh:

-Shtirja në dorë e pasurive të patundshme, si: shtëpitë, tokat e të ngjashme me këto arrihet me: boshatisjen e saj, dorëzimin e çelësave, regjistrimi në hipotekë etj.

-Shtirja në dorë e ushqimeve, pajisjeve elektrike e si shembulli tyre arrihet me tërheqjen e mallit nga dyqani apo magazina.

-Shtirja në dorë e floririt, argjendit dhe e gurëve të çmuar arrihet me shkëmbimin e tyre dorë më dorë (në moment duke mos i vonuar).

-Shtirja në dorë e monedhave (parave, qofshin këto lekë apo monedhë tjetër, si: dollar apo euro), arrihet me marrjen e tyre apo me anë të transferimit të tyre në llogarinë bankare të njërit prej dy kontraktuesve (pra qoftë ky, tregtari apo blerësi).

-Shtirja në dorë e makinave arrihet me marrjen e tyre nga dyqanet, magazinat e tregtarit ose me marrjen e dokumenteve të tyre me anë të cilave vërtetohet se blerësi është poseduesi (pronari) i saj.

Këto që përmendëm janë disa shembuj, por veç tyre mund të ketë edhe forma të tjera, ndaj dhe ne e thamë që në fillim se përcaktimi i saj kthehet në zakonet e një vendi, (sigurisht nëse ato nuk bien në kundërshtim me sheriatin).

Përgatiti: Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

13.05.2008

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);