Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Lloji i dytë: Zgjedhja në kushte
Ky është kushti që mund të caktojnë të dy kontraktuesit apo njëri prej tyre që të ketë të drejt zgjedhjeje deri në një kohë të caktuar.
P.sh: Blerësi mund t'i thotë tregtarit: Po ta blejë këtë mall me kusht që të kem të drejtë zgjedhje një javë, kështu që ai pas këtij kushti (sigurisht nëse tregtari e pranon atë) ka të drejtë të zgjedhë mes heqjes dorë nga kjo shitblerje dhe ta kthej mallin edhe nëse nuk ka të meta, apo ta mbajë atë.
Për gjatë kohës që blerësi e ka këtë mall ai mund të përfitojë prej tij, sepse garancia e këtij malli është tek ai. Kështu që nëse ai ia kthen këtë mall më pas tregtarit dhe ai e ka dëmtuar duhet të bëjë zhdëmtimin përkatës të tij.
Argument për këtë është hadithi i Amru ibnu Aufit -Allahu qoftë i kënaqur me të!– se Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- ka thënë: "Muslimanët i përmbahen kushteve të tyre, përveç atij kushti që lejon haramin (të ndaluarën) dhe ndalon të lejuarën". Tirmidhi 1352 hadithi është i saktë.
Kushtet e zgjedhjes në kushte
Duhet që në zgjedhjen e kushteve të plotësohen dy kushte:
1. Mirëkuptimi midis dy palëve, kurdo që të arrihet ky mirëkuptim, në kohën e kontratës apo para saj.
2. Caktimi i kohës edhe nëse ai është i gjatë.
Koha e mbarimit të saj
Mbaron zgjedhja e kushtit dhe konsiderohet shitblerje e përfunduar, menjëherë me përfundimin e kohës së vënë në dispozicion (të kushtëzuar), apo me rënien dakord të tyre për ndërprerjen e zgjedhjes gjatë kësaj kohe.
Përgatiti: Bledar Haxhiu
Burimijetes.com
09.07.2008