SHITBLERJA (9)

. Posted in Shitblerja.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lloji i tretë: Zgjedhja në mangësi

Mangësi tek një mall, konsiderohet ajo e cila ia ul vlerën atij. Të jetë motori i makinës që dëshiron të tregtosh (shesësh) i prishur, apo arka e frutave që do të shesësh e ka fundin e saj të kalbur e të ngjashme me këto.

Gjykimi në lidhje me fshehjen (mos tregimin) e të metave.

Nëse një mall ka ndonjë të metë që ia ul vlerën atij, është detyrë e tregtarit t'ia bëjë të ditur blerësit një gjë të tillë, ose në të kundërtën konsiderohet si mashtrues. Ebu Hurejre -Allahu qoftë i kënaqur me të!- transmeton se Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- një herë kaloi pranë një pirgu me ushqim (elb, grurë a diçka tjetër), e futi dorën në të dhe gishtat i ndjenë lagështirë, atëherë iu drejtua shitësit të saj duke i thënë: "Ç'është kjo?" E ka zënë shiu, o i dërguar i Allahut,- ia ktheu shitësi. Profeti ia ktheu: "Pse nuk e vendose atë lart ta shohin njerëzit? Kush mashtron nuk më përket mua." Muslimi, 164.

Ndërsa Ukbe bin Amir transmeton se Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- ka thënë: "Muslimani është vëlla i muslimanit. Nuk i lejohet muslimanit që t'i tregtojë vëllait të tij një mall me të meta e të mos ia tregojë atij atë". Ibnu Maxha, 2246 dhe Hakim në "Mustedrek" 2/ 8 dhe ka thënë se është sipas kushteve të tyre (Buharit dhe Muslimit). Këtë e ka mbështetur dhe Dhehebiu si dhe e ka saktësuar Albani.

Përgatiti: Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

19.07.2008

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);