Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Kushtet në shitblerje
Përkufizimi i kushtit në shitblerje
Dijetarët kanë thënë se ai është detyrimi që i bën njëri prej kontraktuesve tjetrit si shkak i kontratës, atë në të cilën ka dobi apo qëllim të lejuar.
P.sh: Ahmedi bleu një makinë nga Sulejmani në Durrës dhe i vë atij kusht që t'ia çojë atë në qytetin e tij.
Kushtet në shitblerje ndryshojnë nga kushtet e shitblerjes në dy aspekte:
1. Vendosësi i kushteve të shitblerjes është sheriati, ndërsa kushtet në shitblerje i vendosin kontraktuesit ndaj njëri-tjetrit.
2. Nëse mungon ndonjë kusht i shitblerjes akti (kontrata) është e pavlefshme, ndërsa mungesa e kushtit në shitblerje i jep të drejtë zgjedhje kontraktuesit dhe nuk e bën shitblerjen të pavlefshme.
Origjina e kushteve në shitblerje është saktësia dhe obligimi. Kështu që çdonjëri prej kontraktuesve mundet që të vendosi veç kontratës kushte shtesë, me të cilat obligon palën tjetër.
Argument për sa thamë më lartë është Fjala e Allahut të Lartësuar ku thotë:
يَاأَيُّهَاالَّذِينَآمَنُواْأَوْفُواْبِالْعُقُودِ
"O ju që keni besuar! Përmbushni detyrimet tuaja.." Maide, 1.
Ndërsa Amru bin Auf el-Muzeni -Allahu qoftë i kënaqur me të!- transmeton se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Muslimanët duhet t'u përmbahen kushteve të tyre, përveç kushteve që ndalojnë atë që është e lejuar dhe lejojnë atë që është e ndaluar." E kemi përmendur më lartë se kush e ka nxjerë këtë hadith.
Përgatiti: Bledar Haxhiu
Burimijetes.com
21.08.2008