Rregulli 7. Allahu i Madhëruar thotë:
"Nuk ka vend për qortim ndaj bamirësave (në rrugen e Zotit) Allahu është Falësi, Mëshiruesi."
Ky është një rregull madhështor në marrëdhëniet mes njerëzve në jeten e përditshme.
Ndodh që njerëzit të mbajnë qëndrime negative kundër njeri-tjetrit ose i shkëpusin lidhjet midis tyre, duke gabur mbi gjykimet e disa veprave dhe duke mos bërë dallim mes obligimeve dhe bamirësive.
Ky ajet i sures Teube ka zbritur për betejën e Tebukut ku tregon llojet e atyre njerëzve që u pranohet arsyetitmi dhe kujt nuk i pranohet.
Ka njerëz, që Allahu ia ka mundësuar të bëjë bamirësi në forma dhe mënyra të ndryshme, por gjatë punës së tij mund të gaboj dhe ndoshta bamirësia e tij nuk arrihet plotësisht; e kështu që në vend që të falenderohet për bamirësinë e tij, i lëshohen me nje mal me ankesa dhe kritika. Kjo ndodh shpesh mes nesh dhe çon në ndërprerjen e bamirësisë, por dhe në prishjen e marrëdhënive mes besimtarëve, qoft dhe brenda familjes.
Besimtari duhet të jetë i matur, të bëj dallimin mes obligimeve dhe bamirësise, po ashtu mes obligimeve vëllazërore dhe mustehabeve.
Nëse dikush bën një vepër të mirë që nuk e ka obligim për hirë të Allahut edhe pse ai nuk e arrin atë ashtu siç duhet apo ndërron mendje e shtyn kohën e saj, ai nuk duhet të qortohet për një vepër të tillë, sepse ai nuk e ka obligim. Prandaj, nëse ne qëndrojmë tek kufijtë e Zotit, nuk do të ketë mes besimtarëve pakënaqësi për diçka që Allahu nuk e ka bërë obligim për të. Njeriu në origjinë nuk ngarkohet me detyra, është i lirë deri sa të vij argument që e obligon atë. Ky rregull vlen për të gjitha kategoritë e njerëzve brenda dhe jasht familjes.
“50 rregulla kuranore për veten dhe jetën”
Dr. Umer bin Abdullah el Mukbil
Përzgjodhi dhe përshtati: Alban Puka
Burimi Jetës
19.09.2017