All for Joomla All for Webmasters

Lëri të dëfrehen se më vonë do ta kuptojnë

. Posted in Tefsir ajetesh te ndryshme.

Pin It

koha e humburAllahu i Madhëruar thotë:

“Lëri (O Muhamed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t'i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do ta kuptojnë” (El-Hixhr)

Shpresa e gjatë është sëmundje kronike dhe e pashërueshme nëse e mbërthen zemrën ia prish qetësinë dhe mjekimi bëhet shumë i vështirë.

Sëmundjet asaj zemre nuk i ndahen dhe ilaçet nuk i bëjnë dobi. Mjekët e kanë të pamundur të bëjnë diçka edhe dijetarët dhe të urtët nuk kanë shumë shpresa për shërimin e saj.

shpresë gjatë do të thotë: të kapurit fort për këtë dynja, përkushtimin ndaj saj, dashurinë për të dhe kthimin shpinën ahiretit.

Ka thënë Hasen el-Basri-Allahu e mëshiroftë-:

“Njeriu kur shpresën e shton, punën e keqëson”

Ka thënë gjithashtu:

“Shpresa e gjatë e dembelos njeriun nga puna dhe mbjell tek ai plogështi dhe mosveprim. Atij i duket se në këtë dynja do të jetë përherë dhe ai më së shumti anon nga pasimi i epsheve.”

Këtë e kemi parë edhe me sytë tanë dhe nuk kemi nevojë për shumë argumente, ashtu siç shpresa e shkurtër e aktivizon njeriun e nxit iniciativën dhe konkurrencën e tij.

 

Marrë nga "Tefsir El-Kurtubij"

Përktheu: F. Gurra

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2020 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);